Tre persona janë arrestuar nga Policia, nën dyshimin për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe mbajtje pa autorizim të armës.
Në mbrëmjen e së martës, rreth orës 23:20, në rrugën “Asllan Pushka” në Pejë, gjatë një ahengu janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Policia ka reaguar dhe ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar dhe kontaktuar njërin nga personat e dyshuar.
Gjatë kontrollit, atij i është sekuestruar një armë e llojit pistoletë, një karikator, 22 fishekë dhe një gëzhojë.
Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, njofton policia.