By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si po i përgjigjet industria e mikpritjes transformimit të turizmit në Arabinë Saudite
January 31, 2026
E shijshme! Recetë për supë pule të bërë në shtëpi që lufton gripin dhe ftohjet
January 31, 2026
Copa toni nga një konservë: 5 ide për pjata të shijshme që nuk do t’ju marrin shumë kohë
January 31, 2026
“IA na ka bllokuar në majë të malit”: Këshilla të rrezikshme të IA-së që mund t’ju prishin udhëtimin
January 31, 2026
Horoskopi ditor për të shtunën, 31 janar
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ahmeti në Malajzi prezantoi zhvillimet e fundit ekonomike në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ahmeti në Malajzi prezantoi zhvillimet e fundit ekonomike në Kosovë
Lajme

Ahmeti në Malajzi prezantoi zhvillimet e fundit ekonomike në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2025/07/25 at 10:00 AM
Kosova Times Published July 25, 2025
Share
SHARE

Në kuadër të vizitës në Malajzi, zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, zhvilloi një takim me YB Wong Chen, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Tregti Ndërkombëtare të Parlamentit të Malajzisë, si dhe me anëtarët e këtij komisioni.

Në këtë takim u diskutua për avancimin e marrëdhënieve ndërparlamentare ndërmjet Kosovës dhe Malajzisë, me theks të veçantë në rolin e diplomacisë parlamentare si një mjet për ndërtimin e partneritetit afatgjatë.

Gjatë bisedimeve, Zëvendësministri në detyrë Ahmeti, prezantoi zhvillimet e fundit ekonomike në Kosovë dhe mundësitë që ofrohen për bashkëpunim në fusha si tregtia, arsimi dhe turizmi. Palët shkëmbyen mendime edhe mbi ndikimin e zhvillimeve gjeopolitike në rajonet respektive dhe theksuan rëndësinë e dialogut të rregullt institucional për tejkalimin e sfidave botërore.

Në një takim të veçantë, Zëvendësministri në detyrë Kreshnik Ahmeti, u prit gjithashtu nga Zëvendësministri i Investimeve, Tregtisë dhe Industrisë të Malajzisë, Lieë Chin Tong.

Qëllimi i këtij takimi ishte identifikimi i hapave konkretë për rritjen e sasisë ende modeste të shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve dhe krijimin e një baze të qëndrueshme për bashkëpunim ekonomik.

Ahmeti propozoi hartimin dhe nënshkrimin e një sërë marrëveshjesh bilaterale që do të lehtësonin bashkëpunimin në tregti dhe investime. Ai gjithashtu ftoi palën malajziane që të vizitojë Kosovën me delegacione të komunitetit të biznesit, për të hulumtuar nga afër mundësitë që ofron vendi ynë dhe si hap i parë drejt themelimit të një mekanizmi të përbashkët të bizneseve të të dyja vendeve.

“Në kuadër të vizitës, Zëvendësministri në detyrë Ahmeti, u takua edhe me Drejtorin Ekzekutiv të Korporatës të Zhvillimit Halal të Malajzisë, Hairol Ariffein Sahari, i cili prezantoi modelin funksional të vendit në fushën e certifikimit “halal” për produkte dhe shërbime të ndryshme”, njofton MPJD. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik

Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët

Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare

Gjykata Komerciale rrëzon aktgjykimin për NPB-në, lënda kthehet në rigjykim

Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit për dhunimin e një të miture

Kosova Times July 25, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Një i lënduar dhe dëme materiale nga shpërthimi i bombolës në Kaçanik

Kosova Times Kosova Times October 22, 2025
OKB me mbledhje urgjente për djegien e Kuranit
Halit Barani tregon krimet e Ivanoviqit, i kërkon Kurtit t`u kërkojë falje familjeve të viktimave
MPJD: Evakuohen tre kosovarë nga Izraeli
Shqipëria në pritje të publikimit të rezultateve zgjedhore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?