Gjatë këtij operacioni janë  sekuestruar edhe mjete të tjera që dyshohet se janë përdorur për veprimtari të kundërligjshme të shitblerjes së narkotikëve.

Lajmin për bastisjen dhe sekuestrimet e realizuara e ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Gjatë aksionit është arrestuar një person, ndaj të cilit prokurori i shtetit pritet që sot të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë pranë Gjykatës kompetente”, ka thënë Nikçi.