By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump njofton se do të ndryshojë emrin e Pentagonit, Pete Hegseth e mbështet atë
August 26, 2025
A është gjenerali ukrainas një kërcënim për Zelenskyn?
August 26, 2025
Moti në Shqipëri, i ngrohtë dhe me vranësira kalimtare
August 26, 2025
Mot i kthjellët dhe temperatura deri në 29°C
August 26, 2025
BE-ja ndan 7.5 milionë euro për qëndrueshmërinë energjetike në Kosovë
August 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Boshnjakët dhe goranët po interesohen për pasaporta e shtetësi bullgare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Boshnjakët dhe goranët po interesohen për pasaporta e shtetësi bullgare
Lajme

Boshnjakët dhe goranët po interesohen për pasaporta e shtetësi bullgare

Kosova Times
Last updated: 2025/07/27 at 1:42 PM
Kosova Times Published July 27, 2025
Share
SHARE

Boshnjakët dhe goranët e rajonit të Prizrenit dhe Dragashit po interesohen gjithnjë e më shumë për pasaportat bullgare, derisa përfaqësuesit e komunitetit boshnjak këtë dukuri e konsiderojnë si përpjekje për krijimin e një bashkësie të re bullgare. Deputeti boshnjak Rasim Demiri i tha  Radio Kosovën thotë se viteve te fundit, ka përpjekje për bullgarizim të qytetarëve boshnjakë të Kosovës.

 

Mungesa e zhvillimit ekonomik dhe thellimi i varfërisë në vend ka shtyrë disa qytetarë të Komunës së Dragashit dhe rajonit të Zhupës që të pajisen me pasaporta dhe shtetësi bullgare, me qëllim të shkuarjes nëpër vendet e Bashkimit Evropian.

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, në një intervistë për Radio Kosovën, thotë se ambasada e Bullgarisë në Kosovë disa herë ka vizituar këtë komunë duke bërë investime kapitale me qëllim joshjen e popullatës që të regjistrohen si bullgarë dhe të pajisen me pasaporta bullgare.

“Ambasada e Bullgarisë bën investime në Dragash çdo vit, realizon nga një ose dy projekte kapitale. Edhe më herët ka pasur raste kur disa qytetarë janë regjistruar si bullgarë për të marrë pasaportë bullgare. Regjistrimi i fundit ka treguar se ka shumë pak raste të tjera, pasi në fshatrat ku kanë menduar se do të regjistrohen si bullgarë, kanë dështuar”, tha ai.

Përfaqësuesit e komunitetit boshnjak këtë dukuri e konsiderojnë si përpjekje për përçarje dhe ndarje të mëtejshme të bashkësisë së tyre dhe krijimin e një bashkësie të re bullgare. Ata kanë apeluar te përfaqësuesit e BE-së që të ndalin këtë dukuri.

Rasim Demiri, deputet në Kuvendin e Kosovës, për Radio Kosovën thotë se vitet e fundit ka pasur përpjekje për bullgarizimin e qytetarëve të Kosovës. Në regjistrimin e fundit të popullsisë, asnjë pjesëtar nga komuniteti boshnjak nuk është regjistruar si bullgar, sqaron Demiri.

“Ky regjistrim ka qenë edhe dëshmi se përpjekja për bullgarizimin në Kosovë ka dështuar, përkundër përpjekjeve. Sa i përket dokumenteve, ka ndonjë individ që për interesa personale ka marrë pasaportë bullgare, për arsye se Kosova ka qenë nën regjimin e vizave dhe njerëzit kanë dashur të udhëtojnë nëpër botë”, theksoi ai.

Ndërkaq, qytetarët thonë se askush që ka marrë pasaportë bullgare nuk është bullgar, por se një gjë të tillë e kanë bërë krejtësisht për interesa personale.

“Nuk janë bullgarë, krejt e dimë. Janë shqiptarë, marrin pasaporta bullgare për interesa personale. Kam dëgjuar fjalë… nuk e di, më duket se e kanë një zyrë, por nuk e di a është këtu, apo në Dragash, apo ndoshta diku tjetër”, thekson qytetari i intervistuar.

Ndryshe, Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion, në një përgjigje përmes postës elektronike, ka sqaruar se nuk ka kufizime ligjore, pasi që ligji lejon dy ose më shumë shtetësi.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri, i ngrohtë dhe me vranësira kalimtare

Mot i kthjellët dhe temperatura deri në 29°C

Protestojnë 6 redaktorë të RTK-së, Menaxhmenti: Nesër dalim me qëndrim

IPK dhe PK pjesë e konferencës vjetore të NIAIA-së në SHBA

Gjendet i vdekur një person në Gllamnik

Kosova Times July 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Libri i ri i historianit Ylber Hysa për Kotorin dhe shqiptarët

Kosova Times Kosova Times January 9, 2025
SBASHK dorëzon peticionin për ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale
Rushiti: Krimi i dhunës seksuale si strategji e luftës duhet të ndërpritet
Bordi i Drejtorëve të AKP-së, miraton shitjen e disa aseteve
Siguria në Kosovë, temë e komandantit të KFOR-it me ambasadorë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?