By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dëmtohen shtigjet e ecjes të Kalasë së Prizrenit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dëmtohen shtigjet e ecjes të Kalasë së Prizrenit
Lajme

Dëmtohen shtigjet e ecjes të Kalasë së Prizrenit

Kosova Times
Last updated: 2025/07/28 at 12:01 AM
Kosova Times Published July 27, 2025
Share
SHARE

Megjithëse frekuentohet nga mijëra turistë vendorë e të huaj, Kalaja e Prizrenit nuk e ka mirëmbajtjen e duhur si objekt i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore. Shtigjet e ecjes dhe tabelat orientuese pothuajse janë jashtë funksionit.

 

Qyteti i Prizrenit tashmë është kthyer në një nga qendrat kryesore të vizitorëve vendorë e ndërkombëtarë. Ata që vijnë nga larg dëshirojnë të vizitojnë edhe kalanë, edhe pse temperaturat janë tepër të larta. Ndërsa e pëlqejnë shumë vendin dhe resurset që ofron Prizreni, thonë se ende ka shumë punë për t’u bërë.

Shtigjet e ecjes prej druri tashmë janë amortizuar dhe shpesh paraqesin një pamje jo të mirë për vizitorët.

“Ne erdhëm deri këtu dhe, duke e parë gjithë këtë bukuri, në shikim të parë duket bukur, por nëse shikon më në brendësi të kalasë, ndoshta duhet të bëhen disa përmirësime dhe sinjalizime më të mira, si dhe ndoshta të ristrukturohen disa pjesë”, tha Chak Owen turist nga  Skocia.

“Ne dimë që kjo kala është rreth 500 vjet e vjetër dhe ndoshta ka nevojë për një mbrojtje më të madhe, sepse këtu mjafton vetëm të ecësh. Nuk e di nëse ka ndonjë festë këtu, por mbrëmjet janë të mahnitshme, dhe kultura e kafesë është shumë e mirë. Pavarësisht temperaturave të larta, sapo u ngjitëm këtu nga qendra e qytetit dhe ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme. Dukest se gjithçka është rregulluar dhe e dedikuar për turizmin”, tha Iva Kraus,turiste nga Skoci.

I kontaktuar nga RTK, drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lama, tha se për objektet e rëndësishme të trashëgimisë kulturore duhet të ofrohet një projekt nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve për intervenim.

Ndërkaq, menaxheri i projektit të kalasë, Shafi Gashi, tha se plani i menaxhimit i hartuar në vitin 2019 ende nuk është funksionalizuar.

“Tani jemi në mes të vitit 2025, kanë kaluar gjashtë vite të plota dhe ende jemi në pritje të këtij plani, që për mua është absurd. Më mirë të fillohet me një staf të vogël, me një plan dhe program më të thjeshtë, dhe gjatë rrugës të përmirësohet ai plan, të rritet kuadri i resurseve humane, sesa të lihet kalaja në këtë gjendje”, tha Shafi Gashi, arkeolog.

Përveç shtigjeve të ecjes, në hapësirat e kalasë së qytetit janë dëmtuar shumë edhe tabelat orientuese dhe shpjeguese të elementeve historike që e përbëjnë këtë monument të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore.

Gashi shpreson se me funksionalizimin e planit për resurset humane, Kalasë së Prizrenit do t’i kthehet kujdesi i duhur.

You Might Also Like

KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës

Rasti i BSK-së, i përkeqësohet gjendja të dyshuarit gjatë seancës

Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri

Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero

Kosova Times July 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Braktisja e hershme e arsimit nga të rinjtë, Shqipëria sa trefishi i rajonit me 2021

Kosova Times Kosova Times May 8, 2023
S’ndalet Kosova, shënon Dellova
Arrestohen 10 persona në Suharekë, luanin bixho
KPK kundërshton koeficientin e caktuar nga Qeveria e Kosovës
Policia jep detaje për rastin në Merdarë, ku u sulmua policia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?