By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Erdogan për Ukrainën: Paqja nuk është larg
December 13, 2025
Berisha: Më 22 dhjetor mbajmë protestë kombëtare
December 13, 2025
SHBA-ja dhe Ukraina do të negociojnë një armëpushim në Berlin
December 13, 2025
Drenica fiton ndaj Ferizajt, barazim mes Prishtinës së Re dhe Dukagjinit
December 13, 2025
Miliona ukrainas pa energji elektrike pas sulmeve të ashpra ruse gjatë natës
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gurët që heshtin, populli që nuk dëgjohet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Gurët që heshtin, populli që nuk dëgjohet
Opinion

Gurët që heshtin, populli që nuk dëgjohet

Kosova Times
Last updated: 2025/07/27 at 8:15 PM
Kosova Times Published July 27, 2025
Share
SHARE
Teksti Inspirim nga poezia e prof.dr. Migena Arllati, me titull :” Gurë të lodhur nga pakuptimësia”
Nga:Musa Kurhasku
Në këtë Kosovë të lodhur nga pritjet, nga premtimet dhe nga shpresat që avullojnë si tym mbi ujëra që nuk lëvizin më, duket sikur çdo gjë ka hyrë në një fazë të rëndë të amullisë. Poezia e Migena Arllatit, me metaforën e gurëve të heshtur të lumit, nuk është thjesht një përfytyrim letrar, është një pasqyrim i thellë i një populli të ngurtësuar nga zhgënjimi dhe harresa.
Këta “gurë”, që janë qytetarët – kanë pushuar së foluri, jo sepse nuk kanë çfarë të thonë, por sepse askush nuk i dëgjon më. Ata janë aty, në heshtje, duke bartur mbi supe peshën e fjalëve boshe dhe të premtimeve të harruara. Kanë parë shumë, kanë dëgjuar gjithçka, por janë mësuar të mos presin më asgjë.
Ndërkohë, institucionet e vendit janë zhytur në një krizë funksionale dhe morale. Në vend të përfaqësimit të qytetarëve, kemi një parlament që përngjan me “shpellën e betejave verbale”, ku mikrofonët ndizën dhe fiken si kërpudha pas stuhisë, jo për të ndërtuar, por për të rrënuar çdo besim që ende mund të ketë mbetur.
Në këtë zhurmë që ngjan me bubullima pa stuhi, e vërteta mbetet një zog i ngujuar në rrjeta frazash të thata e të ashpra. Politikanët, që dikur shiheshin si kalorës të bardhë, sot janë kthyer në figura që “braktisin kuajt në baltë” dhe ndërtojnë “kështjella prej tymi”, mbi ujërat që nuk ecin, mbi popullin që nuk përparon.
Ky është një realitet që kërkon reflektim të thellë shoqëror. Sepse kur edhe lumi – simbol i rrjedhës dhe jetës – shndërrohet në një masë pluhuri pa emër, atëherë kemi humbur orientimin si shoqëri dhe si komb. Kur Atdheu s’është më dhe, por një fjalë që rëndon mbi shpinën e qytetarit të braktisur, atëherë heshtja bëhet një akt proteste, një britmë që nuk dëgjohet.
Në këtë heshtje të rëndë, është koha të ndalemi. Jo për të heshtur bashkë me “gurët”, por për të dëgjuar atë çfarë heshtja po na thotë. Sepse përndryshe, rrezikojmë që, një ditë, të mos mbetet as lumi, as guri, as emri.

You Might Also Like

Partitë politike që veprojnë kundër shtetit të Kosovës duhet të përjashtohen nga zgjedhjet e 28 dhjetorit

8 Dhjetori i “thyer”!

BURSAÇ: A është Beogradi qendra e operacioneve ruse në Evropë?

Belinda Balluku-kur sulmet ndaj një figure kyçe cënojnë vetë shtetin!

Republika e demokracise digjitale

Kosova Times July 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kryeministri i Kosovës bisedon me kryetarin e BDI-së

Kosova Times Kosova Times March 18, 2023
Kurti: Një çerek shekulli pas luftës Republika jonë qëndron e fortë
Ukraina: Forcat ruse po vazhdojnë ofensivën e tyre në Bahmut
Përfaqësuesit e Hamasit janë në një vizitë në Moskë, konfirmoi Ministria e Jashtme
Shtetet e Bashkuar tërhiqen nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?