By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani sot pritet në audiencë nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik
December 13, 2025
Horoskopi ditor për 13 dhjetor
December 13, 2025
Blogerja e famshme Maria Magdalena u gjet e vdekur: çfarë i ndodhi modeles
December 12, 2025
Miss Finlanda, e cila është me origjinë nga Kosova, i është hequr titulli për shkak të një fotoje kontroverse
December 12, 2025
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ekspertët e ekonomisë: Moskonstituimi i Kuvendit bllokon investimet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Ekspertët e ekonomisë: Moskonstituimi i Kuvendit bllokon investimet
EkonomiLajme

Ekspertët e ekonomisë: Moskonstituimi i Kuvendit bllokon investimet

Kosova Times
Last updated: 2025/07/28 at 12:56 PM
Kosova Times Published July 28, 2025
Share
SHARE

Moskonstituimi i Kuvendit ka ndikuar keq e do të lë pasoja të mëdha edhe në ekonomi. Kështu thonë përfaqësues të bizneseve e ekspertë të ekonomisë. Sipas tyre, si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit dhe mungesës së një qeverie fuqiplotë, qindra miliona euro janë të bllokuara dhe nuk po mund të investohen në Kosovë. 

 

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës për muaj të tërë dhe mungesa e një qeverie fuqiplotë, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, po ndikon jashtëzakonisht për të keq edhe në ekonomi. Kështu thotë për Radio Kosovën kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, teksa thekson se qindra miliona euro investime janë të bllokuara.

“Në Kuvend rrinë tani marrëveshje ndërkombëtare që janë në vlerë mbi 900 milionë, projekte kapitale, të cilat janë paraparë për investime në Kosovë, e të cilat nuk po mund të votohen për shkak se nuk e kemi Kuvendin funksional e fuqiplotë. Të gjitha këto mjete nuk po mund të hyjnë në treg dhe qarkullim, e kjo padyshim që ndikon drejtpërdrejt për të keq në rritjen ekonomike – pra ndikon në rënien e rritjes ekonomike e po ashtu edhe në varfërimin e qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit, po pamundësohen edhe reforma të domosdoshme në ekonomi, thotë Rafuna.

Ndërsa, edhe eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, thekson se dëmet nga moskonstituimi i Kuvendit janë të shumta për ekonominë vendore.

“Në vend që të kemi diplomaci aktive qoftë politike, qoftë ekonomike, që të përfitohet në interes të Kosovës, ne e kemi vendin pa institucione të dala nga vota e 9 shkurtit. Në aspektin ekonomik ka shumë marrëveshje të pa ratifikuara të cilat Kosovën po e dëmtojnë më tepër se 1 miliard e 200 milionë euro. E them këtë bazuar në faktin që vetëm për projekte të pezulluara nga masat e Bashkimit Evropian siç janë fondet IPA dhe nga fondi investiv i Ballkanit Perëndimor janë 613 milionë euro”, tha Gërxhaliu.

Ekonomisti Ardijan Sahiti, thotë se zhvillimet politike që pasuan pas zgjedhjeve të shkurtit, do të lënë pasoja afatgjate në ekonomi.

“Kosova është ekonomi në zhvillim, por shumë e ndjeshme, andaj edhe ka nevojë që në çdo kohë të thithë sa më shumë fonde e investime. Dëmi më i madh që shkaktohet nga kjo gjendje moskonstituimi i Kuvendit, është mungesa e thithjes së investimeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Kështu që, nëse ne i humbim këto fonde apo i vonojmë, atëherë efekti i dëmit në të ardhmen do të jetë kumulativ, sepse nëse ne do të investojmë 1 milion euro tash ato në të ardhmen në efektin kumulativ do të shumëfishohen e do të bëhen 10 apo edhe më shumë milionë”, tha Sahiti.

You Might Also Like

20 vendet më të mira për të udhëtuar në vitin 2026

Donatorët konfirmojnë besimin në ATK: Reforma dhe projekte strategjike

OEK-u i kërkon BE-së të heqë masat ndaj Kosovës

Ndahen çmimet ‘Ide të ndritshme për një të ardhme të gjelbër’

Punëtorët e KEK-ut protestojnë për rritje pagash

Kosova Times July 28, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Putini feston Krishtlindjet Ortodokse me ushtarët dhe familjet e tyre

Kosova Times Kosova Times January 7, 2025
Hoti Kritikon qeverinë për premtimet e parealizuara në arsim: Mungesë librash, dialogu dhe staf ndihmës
Migrantët paguan nga 8.000 euro për ‘udhëtimin e vdekjes’ drejt Italisë
Dush i ftohte nga Njujorku: Debakli më i madh politik i regjimit të Dodikut dhe satelitëve të tij…
Vetëvendosje premton mbështetje për gratë dhe vajzat në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?