By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Gazetari që nuk tregoi të gjithë të vërtetën, rasti i Vlorës dhe përgjegjësia e munguar”!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > “Gazetari që nuk tregoi të gjithë të vërtetën, rasti i Vlorës dhe përgjegjësia e munguar”!
Opinion

“Gazetari që nuk tregoi të gjithë të vërtetën, rasti i Vlorës dhe përgjegjësia e munguar”!

Kosova Times
Last updated: 2025/07/28 at 7:38 PM
Kosova Times Published July 28, 2025
Share
SHARE

Nga Vladimir Muçaj:

“Gazetari që nuk tregoi të gjithë të vërtetën: Rasti i Vlorës dhe përgjegjësia e munguar”

Kur gazetaria bëhet pjesë e ngjarjes, dhe jo dritë mbi të: Dritëhije të një rasti që kërkon më shumë se reagime emocionale.

Ngjarja e ndodhur pak ditë më parë në qytetin e Vlorës, ku një 18-vjeçar kamarier u dhunua nga një ish-oficer policie dhe një person tjetër me të kaluar kriminale, është tronditëse në vetvete. Por ajo që e komplikon më tej është mënyra se si u raportua dhe u perceptua kjo ngjarje në hapësirën publike – kryesisht nga gazetari Enrik Mehmeti, një figurë e njohur në median lokale, i cili, përtej statusit të raportuesit, rezulton të jetë edhe subjekt i hetimit penal.

Në këtë kontekst, ndiej detyrimin profesional të ndaj disa qëndrime dhe dilema, jo për të gjykuar përfundimisht, por për të kërkuar qartësi, transparencë dhe barazi në vlerësimin e përgjegjësive. Si gazetar me përvojë dhe si qytetar që beson në rëndësinë e informimit të drejtë, nuk mund të mbështes në mënyrë të pakushtëzuar raportimin e kolegut Mehmeti, për aq kohë sa ai nuk jep disa sqarime thelbësore për publikun dhe për integritetin e profesionit tonë të përbashkët.

Së pari, gazetari duhet të sqarojë publikisht dhe pa ekuivoke raportin e tij me biznesin e lokalit ku ndodhi ngjarja. A ka interesa të drejtpërdrejta apo të tërthorta me pronarin e lokalit “Rexhina”? Nëse po, kjo cenon jo vetëm etikën e raportimit, por e vendos informacionin e publikuar në një dritë tërësisht të njëanshme. Të jesh mik apo bashkëpunëtor i palës së përfshirë në një konflikt e bën të pamundur pretendimin për objektivitet në raportim.

Së dyti, gazetari ka denoncuar publikisht se i është bërë presion për të mos publikuar pamjet filmike të dhunës ndaj kamarierit. Kjo është një akuzë shumë e rëndë që kërkon konkretizim. Në emër të transparencës dhe të mbrojtjes së lirisë së medias, Enrik Mehmeti duhet të bëjë publike emrat, funksionet dhe format konkrete të këtij presioni. Të nënkuptosh pa përmendur, të aludosh pa provuar, e transformon viktimizimin në mjet për të shmangur përgjegjësinë.

Së treti, sipas deklarimeve zyrtare nga organet hetimore, vetë gazetari Mehmeti ka qenë pjesë e grupit që ka ndërmarrë një akt të pastër vetëgjyqësie: rrahjen brutale të dy personave (ish-policit dhe bashkëshoqëruesit), nga një grup me mbi 10 persona, ku përfshihen sipas të dhënave edhe ai vetë dhe pronari i lokalit. Nëse kjo përfshirje rezulton e vërtetë, atëherë nuk kemi të bëjmë me një gazetar në krye të detyrës, por me një individ të angazhuar emocionalisht dhe fizikisht në një konflikt të dhunshëm – çka e diskualifikon si burim të besueshëm informacioni dhe e vendos përballë përgjegjësive ligjore e profesionale.

Së katërti, sjellja e pahijshme dhe e papranueshme e ish-policit dhe bashkëshoqëruesit të tij është dënuar prej meje qartë dhe publikisht në një editorial të mëparshëm. Dhuna, në çdo formë dhe nga kushdo që vjen, nuk ka asnjë justifikim. Por po aq i papranueshëm është deformimi i realitetit përmes raportimeve të copëzuara dhe të selektuara me qëllim ndikimin e opinionit publik në një drejtim të caktuar. Nëse gazetari ka qenë i pranishëm në skenën e dytë të dhunës, atëherë ai nuk mund të sillet si palë e tretë dhe e padukshme.

Së pesti, deklarata e vetë gazetarit se ka qenë duke marrë një intervistë nga kamarieri në momentin kur ka shpërthyer konflikti është jo vetëm e paqartë, por edhe e pabesueshme në mungesë të një regjistrimi të atij momenti. Një gazetar që është i pranishëm në një ngjarje të tillë, dhe që ka në dispozicion pajisje filmimi, nuk mund të justifikohet për mungesën e pamjeve nga momenti i përshkallëzimit të konfliktit. Ku janë pamjet e dhunës së dytë? Kush i ka? Pse nuk janë publikuar? Këto janë pyetje që nuk mund të mbeten pezull në ajër.

Vetëgjyqësia është krim në vetvete. Por kur raportuesi i ngjarjes është pjesë e kësaj vetëgjyqësie dhe njëkohësisht pretendon të informojë publikun, kemi të bëjmë me një rrezik të dyfishtë: humbjen e së vërtetës dhe humbjen e besimit ndaj medias. Dhe në këtë pikë, përgjegjësia është personale, profesionale dhe institucionale.

Gazetari Mehmeti, meqë ka zgjedhur të bëhet zë publik për këtë çështje, ka detyrimin moral dhe profesional të sigurojë pamje të plota, të sqarojë rolin e tij, të zbardhë emrat që pretendon se i kanë bërë presion, dhe të heqë çdo hije që rëndon mbi veprimtarinë e tij. Vetëm kështu mund të mbrojë veten si profesionist, por edhe të ndihmojë opinionin publik të kuptojë të vërtetën në tërësinë e saj – jo sipas versioneve të personalizuara.

Gazetaria nuk është as armë për të ndëshkuar dhe as mburojë për t’u fshehur. Është angazhim i përhershëm me të vërtetën – qoftë edhe kur ajo të vendos përballë vetvetes.

You Might Also Like

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

Kosova Times July 28, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rrëzohet një aeroplan me turistë në Tajlandë: Kërkimi për të mbijetuarit është në vazhdim

Kosova Times Kosova Times August 22, 2024
Kori i Filharmonisë së Kosovës në programin “Arti në shkolla”
Moti në Shqipëri me kthjellime në zonat bregdetare në ato malore me vranësira
Një kongresmen amerikan propozoi një ligj që do të anulonte pasaportat e amerikanëve bazuar në kritikat ndaj Izraelit
Netanyahu u thotë protestuesve se nuk do ta pranojë “anarkinë”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?