By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
SHBA-të dhe Ukraina nuk arritën të bien dakord për një “zonë të demilitarizuar” në Donbas
December 15, 2025
BE-ja vendosi sanksione kundër anëtarëve të Klubit të Diskutimit Valdai dhe “lëvizjes Rusofile”
December 15, 2025
Familja e heroit që shpëtoi hebrenjtë flet hapur
December 15, 2025
Kurti sot në Prizren, prezanton kandidatët për deputetë
December 15, 2025
35 vende do të marrin pjesë në Eurovision 2026
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OVL UÇK proteston më 7 gusht, kundërshton procesin gjyqësor në Hagë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > OVL UÇK proteston më 7 gusht, kundërshton procesin gjyqësor në Hagë
Lajme

OVL UÇK proteston më 7 gusht, kundërshton procesin gjyqësor në Hagë

Kosova Times
Last updated: 2025/07/28 at 3:58 PM
Kosova Times Published July 28, 2025
Share
SHARE

Organizata e veteranëve të luftës së UÇK-së nëpërmjet një konference për media ka bërë të ditur se më 7 gusht, do të mbajë protestë për të kundërshtuar procesin gjyqësor në Hagë.

 

Ata kanë thënë se protesta do të jetë me motive kombëtare, duke filluar nga ora 17:00, teksa kanë listuar tri qëllime të kundërshtimit.

Kryetari i OVL – UÇK, Hysni Gucati, ka përmendur pakënaqësinë për mosformimin e institucioneve të vendit si pikë e parë.

“Do të protestojmë ndaj Dhomave të Specializuara, të cilat po i shkelin të gjitha të drejtat e të burgosurve. Ju e dini rastin e fundit me gardianin. Ky s’është i pari, i njëjtë ka qenë një rast më herët. Janë dy raste që Gjykata Speciale përdor njerëz që dërgojnë brenda me influencë për të ndikuar në procesin gjyqësor dhe për të përgjuar e kontrolluar të gjitha dokumentacionet”, ka thënë Gucati.

“Sikur të kishim institucione që e çmojnë dhe respektojnë sakrificën, luftën e drejtë dhe të pastër, kjo Gjykatë në formën se si është ngritur do të duhej të ishte jo ekzistente”, ka thënë Xhavit Jashari.

OVL UÇK pa përgjigje nga Haxhiu për largimin e mbrojtjes së Thaçit

Kryetari i OVL – UÇK, Hysni Gucati, ka thënë se ende s’ju është përgjigjur ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për kërkesën rreth sigurimit të mjeteve të nevojshme financiare për mbrojtjen juridike të të burgosurve në Hagë.

“Ne ju kemi drejtuar ministres në detyrë, Albulena Haxhiut me një shkresë që qeveria para dy vjetësh e gjysmë ka vendosur çmim tavan për mbrojtje, i cili është turp. Ne i kemi kërkuar që të jap para shtesë për mbrojtjen që të mos largohet mbrojtja për Thaçin. Siç e dini deri tani janë larguar avokati i  Kadri Veselit, dy të tjerë të presidentit. Nuk kemi marrë përgjigje ende, por nuk e besoj që do të marrim”, ka thënë Gucati.

Në letrën e organizatës thuhej se shprehin shqetësimin e thellë lidhur me mungesën e mbështetjes financiare institucionale për mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes juridike të të burgosurve në Dhomat e Specializuara në Hagë. Sipas tyre, proceset që po zhvillohen në Hagë ndaj pjesëtarëve të UÇK-së përfaqësojnë jo vetëm individët, por edhe historinë e drejtë të luftës sonë çlirimtare.

Në ndërkohë Mbrojtja në Hagë e ish-presidentit Hashim Thaçit, sipas Fondacionit për Mbrojtjen Juridike, ka deklaruar se ka rrezik për largim. Avokati kryesor i Thaçit po pret që t`i kryhet pagesa prej mbi 2 milionë eurosh. Ndërkaq, nga Ministria e Drejtësisë kanë publikuar një sërë pagesash që kapin shifrën e rreth 33 milionë eurove të paguara deri më tash.

You Might Also Like

Kurti sot në Prizren, prezanton kandidatët për deputetë

Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së

Rama: Partneriteti me SHBA-të, garanci për zhvillimin afatgjatë të Prishtinës

Osmani në Mitrovicë: Këto toka kanë qenë gjithmonë të shqiptarëve

Mbështetje për NVM-të për një industri prodhuese më konkurruese

Kosova Times July 28, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Ushtria izraelite: Nuk e përjashtojmë mundësinë e pushtimit të Libanit

Kosova Times Kosova Times September 28, 2024
Ministri Sveçla kërkon hetime nga IPK për rastin e gruas shtatzënë
Projektligji për fertilizim të asistuar shkakton polemika në Kuvend
Rumania dhe Bullgaria bëhen anëtare të plota të Zonës Schengen
Një e treta e kompanive ruse u ankuan për rritjen e korrupsionit për shkak të sanksioneve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?