By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rusia mund të humbasë miliarda dollarë investime në Venezuelë për shkak të rrëzimit të Maduros
January 4, 2026
Gjykata Supreme e Venezuelës ka emëruar zëvendësin e Maduros si kreun e përkohshëm të shtetit
January 4, 2026
Trump shprehu përsëri pakënaqësi ndaj Putinit, i cili organizoi një “gjakderdhje” në Ukrainë
January 4, 2026
The New York Times: Të paktën 40 persona u vranë në sulmin amerikan ndaj Venezuelës
January 4, 2026
Kina kërkon që SHBA-të të lirojnë menjëherë Maduron
January 4, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pacolli: U sulmova padrejtësisht, sulmet i kam adresuar në polici
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Pacolli: U sulmova padrejtësisht, sulmet i kam adresuar në polici
Lajme

Pacolli: U sulmova padrejtësisht, sulmet i kam adresuar në polici

Kosova Times
Last updated: 2025/07/28 at 7:54 PM
Kosova Times Published July 28, 2025
Share
SHARE

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në magazinën “Info Plus” të RTK-së ka thënë se është sulmuar e akuzuar padrejtësisht, dhe sipas saj, asnjëri nga sulmuesit thotë se nuk kanë shkuar të paraqesin lëndën në gjykatë.

 

Ka thënë se sulmet që janë drejtuar ndaj saj kanë hyrë në një sferë të shkeljes edhe të bërjes së veprave penale, për çka tha se secilin sulm tashmë e ka adresuar në polici.

Pacolli thotë se është menduar, se cili mund të ketë qenë shkaku i sulmeve të njëpasnjëshme ndaj saj ditëve të fundit. Dhe sipas saj, mund të ketë qenë adresimi një keqpërdorimi mjedisor në Rrafshin e Dukagjinit.

“Kam menduar ditëve të fundit se çfarë është ajo që unë paskam bërë gjatë punës sime si deputete në Komisionin për Mjedis që ua paskam prishur interesat aq shumë. Sot  po mendoja që janë dy prej tyre, e ditëve në vijim do të mendoj edhe për të tjerat se më duhet t’i gjej lidhjet. Ndalja e shkatërrimit të mjedisit e mbrojtjes së Rrafshit të Dukagjinit nga ndotja e një çimentoreje që planifikohej të ndërtohej në Klinë. Kjo ka qenë në vlerë prej 220 milion eurove dhe është pronë e Devollëve. Unë kam qenë ajo aktivisht me qytetarët e kësaj ane që e kemi ndalur”, tha Pacolli.

Gjithashtu, ajo tha se përmes komisionit të Kuvendit ku ajo ishte pjesë prishën interesa të mëdha.

“Hera e fundit kur ne kemi marr një vendim tjetër , që është një vendim shumë i madh dhe ka prishur interesa shumë të mëdha që përmes komisionit ta hetojmë tjetërsimin e pronave publike të Fakultetit Teknik dhe ish-RTP-së dhe prokuroria po heton e ka edhe arrestime në këtë drejtim”, tha tutje Pacolli në “Info Plus” të RTK-së.

Pacolli është pyetur nëse vëllai e daja i saj kanë marr grante nga Ministria e Bujqësisë në kohën kur ajo ishte në krye të Komisionit kuvendar për Bujqësi.

Tha se kush do, i ka të gjitha dokumentacionet në ministri, për çka tha se ka folur gjatë në një emision televiziv dhe ka shpjeguar gjithçka atë kohë.

Ajo u pyet edhe nëse bashkëshorti i saj ka përfituar fonde nga Ministria e Kulturës.

Tha se në kohën kur janë marrë ato mjete bashkëshorti i saj nuk ka qenë pjesë e organizatës.

“Bashkëshorti im nuk ka qenë pjesë e organizatës ka vite tani, në kohën kur janë marrë ato pare. Nuk mund të akuzohem unë për diçka që unë nuk e kam bërë, nuk kam pasur kurrfarë ndikimi”, tha Pacolli, derisa ka përmendur shumë emra që i përkasin partive të tjera politike që tha se kanë përfituar mjete si mbështetje nga Ministritë.

Pacolli ka folur edhe për moskonstituimin e Kuvednit dhe nëse Kushtetuesja mund t’ua marr mandatet deputetëve.

“Ata që po aludojnë që Kushtetuesja mund të ua marr mandatin është e paqëndrushme. Nuk ka gjykatë në botë që mund të marr një vendim të tillë. Nuk mund tua marr mandatin askush, përveç popullit”, tha Pacolli.

You Might Also Like

Arrestohet një person në Ferizaj pasi publikoi video duke gjuajtur me armë

Një grua në Gjakovë raporton se është dhunuar

Policia jep detaje për të shtënat në Gjakovë ku u plagos një e mitur

Sot mbahet mbledhje komemorative për shkrimtarin Rushit Ramabaja

Moti sot kryesisht i vranët dhe me riga shiu

Kosova Times July 28, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Aktakuzë për shpëlarje të parave

Kosova Times Kosova Times June 26, 2023
Veriu përballë largimeve të serbëve nga institucionet
Zgjedhjet e jashtëzakonshme solucion i vetëm për dalje nga kriza
Harris: Do të mbështes Ballkanin Perëndimor në integrim, Trump premtoi të forcojë sigurinë e rajonit
Ambasada amerikane: DASh po punon me Kosovën për të luftuar korrupsionin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?