Bëhet e ditur se vendimi është marrë pas padisë së ushtruar nga kompania “Stonecastle Vineyards & Winery” Sh.p.k, përfaqësuar nga Shoqëria e Avokatëve “Vokshi & Lata”, kundër MBPZHR-së, përfaqësuar nga Avokatura Shtetërore.

Me aktgjykimin P.A.nr.08/2025, Gjykata ka aprovuar si të themeltë kërkesëpadinë e kompanisë paditëse, duke shpallur të paligjshëm dhe shfuqizuar nenin 21, paragrafi 2, nënparagrafët 2.1 dhe 2.2 të udhëzimit në fjalë.

Seanca gjyqësore është mbajtur më 14 korrik 2025, në prani të të dyja palëve në këtë gjykim.