By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Shpërthimi i infeksioneve që vrau gjashtë britanikë dhe la 1,500 të sëmurë
February 1, 2026
Gjendet trupi i zhdukur nga nje pab i të afërmit të Mick Jagger
February 1, 2026
Dokumentet e deklasifikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë e përmendin pedofilin Epstein si menaxherin e pasurisë së Putinit
February 1, 2026
Droni rus godet një autobus në Ukrainë, duke vrarë 15 persona
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BSPK: Pa një RTK funksionale, rrezikohet e drejta e qytetarëve për informim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > BSPK: Pa një RTK funksionale, rrezikohet e drejta e qytetarëve për informim
Lajme

BSPK: Pa një RTK funksionale, rrezikohet e drejta e qytetarëve për informim

Kosova Times
Last updated: 2025/07/29 at 6:23 PM
Kosova Times Published July 29, 2025
Share
SHARE

Pa një RTK funksionale dhe të pavarur, rrezikohet jo vetëm ekzistenca e një mediumi publik, por edhe e drejta e qytetarëve për informim të paanshëm, profesional dhe të garantuar ligjërisht.” Kështu ka deklaruar Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, e cila ka dalë në mbështetje për Sindikatën e Punëtorëve të RTK-së – SPERTK dhe veprimet sindikale të saj për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe të transmetuesit publik.

 

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës – BSPK, në krye me Kryetarin Prof. dr. Atdhe Hykolli, shpreh mbështetje të fuqishme dhe të palëkundur për Sindikatën e Punëtorëve të RTK-së – SPERTK, dhe për të gjitha veprimet sindikale të drejta, të ligjshme dhe të domosdoshme që ajo ka ndërmarrë e do të ndërmarrë për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe për ruajtjen e transmetuesit publik si pasuri publike dhe shtetërore,” thuhet në deklaratën e BSPK-së.

Në komunikatë theksohet se mosalokimi i buxhetit për RTK-në deri më 29 korrik 2025 përbën një rrezik serioz për funksionimin e këtij institucioni. “Mosalokimi i buxhetit për gjashtëmujorin e dytë të RTK-së deri më 29 korrik 2025 përbën një papërgjegjësi të rëndë institucionale, duke vënë në rrezik funksionimin e transmetuesit publik dhe duke lënë pa mbështetje financiare e morale punëtorët që mbajnë në këmbë këtë institucion jetik për demokracinë dhe për informimin objektiv të qytetarëve.”

BSPK thotë se mbështet përpjekjet e SPERTK-së për të sensibilizuar opinionin dhe institucionet vendimmarrëse për situatën në RTK. “BSPK qëndron fuqishëm pranë SPERTK-së në angazhimin e saj për të sensibilizuar opinionin publik dhe për të ndërgjegjësuar vendimmarrësit se ky është një problem i thellë, i cili kërkon qartësi, zhdërvjelltësi institucionale dhe zgjidhje urgjente.”

Sipas deklaratës, heshtja e institucioneve nuk është vetëm shpërfillje e një sektori të tërë punonjësish, por cenim i të drejtave themelore të garantuara me Kushtetutë dhe me ligjet e Republikës së Kosovës.

Për protestën e paralajmëruar për 6 gusht 2025, BSPK deklaron se është një veprim legjitim dhe i nevojshëm. “Protesta e paralajmëruar për 6 gusht 2025 është një akt legjitim dhe i domosdoshëm i rezistencës sindikale, dhe BSPK u bën thirrje të gjithë anëtarëve të saj, organizatave të shoqërisë civile dhe aktorëve përgjegjës që të jenë të solidarizuar me këtë kauzë të drejtë.”

Në përmbyllje, BSPK thekson rëndësinë e unitetit dhe veprimit të përbashkët sindikal. “Në këtë moment kritik, uniteti i punëtorëve është më i rëndësishëm se kurrë. Vetëm përmes bashkimit, guximit dhe veprimit të organizuar sindikal mund të mbrojmë të drejtat tona dhe të garantojmë një të ardhme dinjitoze për të gjithë punëtorët e RTK-së dhe për vetë RTK-në si institucion.”

“BSPK është dhe do të jetë gjithmonë në mbrojtje të punëtorëve dhe të së drejtës së tyre për dinjitet, për punë dhe për pagë të drejtë,” përfundon deklarata e Bashkimit te Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

You Might Also Like

Të shtëna me armë në Mitrovicë, lëndohet një person e arrestohet i dyshuari

Kurti për Rekën: Dëshmitar i qetë i kohës, fotografia e tij kujtesë publike

IKD: Vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëveshjet ndërkombëtare

Bie guri mbi veturën në lëvizje në Rugovë, lëndohen prindërit me dy fëmijë

Pesë vjet marrëdhënie diplomatike Izrael-Kosovë, uron ambasadorja Ziv

Kosova Times July 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Shaqiri: S’ka asgjë më keq se të eliminohesh me penallti

Kosova Times Kosova Times July 6, 2024
SHBA zgjeron listën e sanksioneve në lidhje me dronët iranianë
Kosova zbaton sanksionet e ShBA-së ndaj Wagner-it
PSD padit Agjencinë për Informim dhe Privatësi
Deklarata e përbashkët e Samitit në Tiranë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?