By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mashtruesi më i kërkuar në BE, nga bankieri, spiuni e deri në vijën e parë të Rusisë
September 18, 2025
Opozitari rus: Helmimi i Navalny-t po fshehet për shkak të një “marrëveshjeje me shërbimet e inteligjencës”
September 18, 2025
Trump: “Putini më zhgënjeu vërtet”
September 18, 2025
Ushqimet që ndihmojnë në humbjen e dhjamit të barkut
September 18, 2025
Mourinho: Bëra gabim që shkova në Turqi, nuk është niveli im kulturor
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjykatat kanë përfunduar mbi 81 mijë lëndë, në pritje edhe 205 mijë tjera
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gjykatat kanë përfunduar mbi 81 mijë lëndë, në pritje edhe 205 mijë tjera
Lajme

Gjykatat kanë përfunduar mbi 81 mijë lëndë, në pritje edhe 205 mijë tjera

Kosova Times
Last updated: 2025/07/29 at 11:31 PM
Kosova Times Published July 29, 2025
Share
SHARE

Nga e hëna e kaluar, Gjykatat në Kosovë i mbajnë seancat vetëm për raste me prioritet ligjor dhe emergjentë. Sipas vendimit të Këshillit Gjyqësor, nga 25 korrik deri më 20 gusht, në gjykata nuk do të mbahen seancat e rregullta. Ky vendim është mirëpritur nga palët. Ndërkohë, në gjashtë muajt e parë të këtij viti, gjykatat kanë përfunduar mbi 81 mijë lëndë gjyqësore, derisa janë në pritje edhe rreth 205 mijë lëndë të tjera.

 

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, gjykatat në Kosovë kanë zgjidhur mbi 81 mijë lëndë gjyqësore. Evidencat e Këshillit Gjyqësor për periudhën kohore janar-qershor 2025, vënë në pah se Gjykata Supreme u ka dhënë epilog mbi 1mijë lëndëve, Dhoma e Posaçme mbi 1 mijë e 300, Apeli ka zgjidhur, rreth 12 mijë, ajo Komerciale, afër 3 mijë, dhe Gjykata Themelore me degët e saj ka zgjidhur rreth 64 mijë lëndë.

Ndërkohë, pa u zgjidhur kanë mbetur mbi 200 e 4 mijë lëndë. Sipas kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama, gjyqtarët janë duke kryer punë të mëdha që pritet t’i përmbyllin në gjashtëmujorin e dytë.

“Si kryetare mundem  të them që çdo gjyqtar dhe çdo zyre e gjyqtarit e ka aplikua këtë plan të punës dhe si rezultat i kësaj kemi  arrit me i  trajtua edhe lëndët që kanë prioritet ligjor po edhe me adresua çështjen e lëndëve të vjetra”, tha Albina Shabani Rama, kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë, raporton RTKlive.

Për dallim nga e kaluara, këtë vit, nga 25 korriku e deri më 20 gusht gjykatat në Kosovë do të jenë në pushim veror e në këtë periudhë do të trajtohen vetëm rastet e natyrës urgjente. Sipas avokates Besiana Ismajli, edhe në të kaluarën gjatë verës punohej me staf më të vogël, por që tanimë ka një vendim zyrtar.

”Vendimi i këshillit gjyqësor është që të procedohen vetëm çështjet urgjente si paraburgimet, urdhërmbrojtjet, në rast të dhunës në familje e që për këto raste gjithmonë është dikush kujdestar e që i trajton me prioritet, përndryshe edhe ata duhet të pushojnë ndonjëherë edhe gjithmonë kanë qenë muaji korrik dhe gusht pothuajse pushim veçse tash me këtë rregullore zyrtarisht është edhe më mirë edhe për ne si mbrojtës edhe për palët që e dimë se nuk kemi nevojë të shkojmë se seancat nuk mbahen”, tha Besiana Ismajli, avokate.

Ndërkohë, për avokatin Musa Damati, pushimi nuk do të duhej të ndikonte në punën e gjykatave, derisa shqetësuese mbetet numri i lëndëve në pritje.

“Duke u bazuar në statistikat e organizatave edhe ndërkombëtare, mbikëqyrëse, monitoruese të sistemit gjyqësor të Kosovës, çështja e kohëzgjatjes është një shqetësim shumë i lartë dhe pothuajse Kosova qëndron më së keqi në rajon, në Ballkan për sa i përket aspektit të zgjatjes, zvarritjes së lëndëve nëpër gjykatat e Republikës së Kosovës”, tha Musa Damati, avokat.

Me qëllim të eliminimit të dështimit të seancave gjyqësore, Këshilli Gjyqësor i Kosovës vendosi për pushim zyrtar në sistemin gjyqësor gjatë verës dhe gjatë dimrit.

 

You Might Also Like

Gjykimi për sulm dhe huliganizëm ndaj gazetarëve, seanca shtyhet

OVL e UÇK-së shpreh shqetësimet te ambasadori francez për Gjykatën Speciale

LDK në Suharekë premton ujë të pijshëm e investime në infrastrukturë

Prokuroria ngrit aktakuzë kundër 4 të pandehurve për veprën vrasje të rëndë

Haradinaj takon Vakalin, i kërkon njohjen e Kosovës nga Greqia

Kosova Times July 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Erdogan kandidon zyrtarisht në zgjedhjet e 14 majit

Kosova Times Kosova Times March 21, 2023
Turqia shpjegon se sanksionet ndalojnë tranzitin e mallrave drejt Rusisë
Pse sulmi i Ukrainës në flotën e Detit të Zi është një goditje për fuqinë ushtarake ruse dhe besueshmërinë e Putinit?
Osmani: Sot Kosova shënoi një moment historik në rrugëtimin e saj evropian
Ushtria ukrainase raporton për sulme të reja ruse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?