By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Katari, Arabia Saudite e Egjipti me deklaratë: Hamasi të çarmatoset
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Katari, Arabia Saudite e Egjipti me deklaratë: Hamasi të çarmatoset
Rajon / Botë

Katari, Arabia Saudite e Egjipti me deklaratë: Hamasi të çarmatoset

Kosova Times
Last updated: 2025/07/29 at 11:33 PM
Kosova Times Published July 29, 2025
Share
SHARE

Vendet arabe, përfshirë Katarin, Arabinë Saudite dhe Egjiptin, kanë nënshkruar deklaratën ku i bëjnë thirrje Hamasit të çarmatoset dhe t’i japë fund kontrollit të tij mbi Gazën, në një përpjekje për t’i dhënë fund luftës shkatërruese në territorin Palestinez.

 

Shtatëmbëdhjetë vende, plus Bashkimi Evropian dhe Lidhja Arabe në deklaratën e tyre prej shtatë faqe kanë rënë dakord në një konferencë të Kombeve të Bashkuara për ringjalljen e idesë për zgjidhjen dy-shtetërore për Izraelin dhe Palestinën.

“Në kontekstin e përfundimit të luftës në Gazë, Hamasi duhet t’i japë fund sundimit të tij në Gazë dhe t’i dorëzojë armët Autoritetit Palestinez, me angazhimin dhe mbështetjen ndërkombëtare, në përputhje me objektivin e një shteti Palestinez sovran dhe të pavarur”, thuhet në deklaratë.

Teksti gjithashtu dënon sulmet vdekjeprurëse të Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor 2023, i cili nisi edhe luftën.

Franca, e cila po bashkëkryeson konferencën me Arabinë Saudite, e quan deklaratën “si historike ashtu edhe të pashembullt”.

“Për herë të parë, vendet arabe dhe ato në Lindjen e Mesme dënojnë Hamasin, dënojnë 7 tetorin, bëjnë thirrje për çarmatimin e Hamasit, bëjnë thirrje për përjashtimin e tij nga qeverisja palestineze dhe shprehin qartë qëllimin e tyre për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin në të ardhmen”, tha ministri i Jashtëm Francez Jean-Noel Barrot.

Teksti, i bashkënënshkruar nga Franca, Britania dhe Kanadaja midis kombeve të tjera perëndimore, gjithashtu bën thirrje për vendosjen e mundshme të forcave të huaja për të stabilizuar Gazën pas përfundimit të armiqësive.

“Ne mbështetëm vendosjen e një misioni të përkohshëm ndërkombëtar të stabilizimit me ftesë nga Autoriteti Palestinez dhe nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara dhe në përputhje me parimet e Kombeve të Bashkuara, duke u bazuar në kapacitetet ekzistuese të saj që do të mandatohen nga Këshilli i Sigurimit i Kombet e Bashkuara me mbështetje të përshtatshme rajonale dhe ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

You Might Also Like

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”

Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau

Shikoni çfarë gjetën ukrainasit në vendin e rrëzimit të Oreshnikut

Crans Montana: Shumë pyetje pa përgjigje rreth tragjedisë – Pronarët po merren në pyetje

Kosova Times July 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Policia arreston një të dyshuar 14-vjeçar për vrasjen e bashkëmoshatarit në Tiranë

Kosova Times Kosova Times November 19, 2024
Kurti në takim me O’Brien: Serbia të dorëzojë kryeterroristin Radoiçiq
Vidhet një veturë në Skenderaj
Tahiri: Shqetësuese që qeveria e mbajti të fshehur komunikimin me BE-në për masat
Izraeli kërcënon Rusinë për mbështetjen e Hamasit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?