By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kos: Serbia e detyruar t’i respektojë të drejtat e shqiptarëve në Luginë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kos: Serbia e detyruar t’i respektojë të drejtat e shqiptarëve në Luginë
Lajme

Kos: Serbia e detyruar t’i respektojë të drejtat e shqiptarëve në Luginë

Kosova Times
Last updated: 2025/07/29 at 4:39 PM
Kosova Times Published July 29, 2025
Share
SHARE

Serbia është e obliguar që t’i respektojë të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane, si pjesë e procesit të integrimit evropian. Kështu ka deklaruar Marta Kos, Komisionere e Bashkimit Evropian për Zgjerim, në letrën e dërguar deputetit të vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

 

“Në kuadër të Kapitullit 23 ‘Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore’ të negociatave për anëtarësim, Serbia është e detyruar të zbatojë kuadrin ligjor për të drejtat e personave që i përkasin pakicave, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane,” ka thënë Kos.

Komisionerja evropiane thekson se Bashkimi Evropian po ndjek nga afër trajtimin e pakicave dhe pozitën e tyre në Serbi, duke konfirmuar se Kapitulli 23 është i rëndësishëm për rrugëtimin e Serbisë drejt BE-së.

“Dëshiroj t’ju siguroj se Komisioni po ndjek me kujdes trajtimin e personave që i përkasin pakicave kombëtare, përfshirë situatën e komunitetit shqiptar në Serbi, gjithashtu në kuadër të zotimeve të marra nga Serbia gjatë negociatave për anëtarësim në BE,” shkruan ajo.

Lidhur me çështjen specifike të ‘pasivizimit’ të adresave, ajo shprehet se Bashkimi Evropian ka theksuar në raportin e Paketës së Zgjerimit për vitin 2024 për Serbinë nevojën që autoritetet të sqarojnë më mirë për publikun mënyrën e verifikimit të statusit të qëndrimit, “gjë që ka rezultuar në ‘pasivizimin’ e disa adresave dhe pyetjen nëse jugu i Serbisë është veçanërisht i shënjestruar”.

Vetë Kamberi thotë se pas kësaj letre dhe reagimeve nga Këshilli Evropian, shqiptarët e Luginës po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje në institucionet e Brukselit.

Kujtojmë se javën e kaluar edhe presidenti i Këshillit të BE-së, Antonio Costa, deklaroi se pakicat do të kenë rol të rëndësishëm në kuadër të angazhimeve të Serbisë në procesin e anëtarësimit në BE. Ai shtoi se Këshilli i BE-së është i njoftuar hollësisht mbi çështjen e pasivizimit të adresave në Luginën e Preshevës.

You Might Also Like

Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen

Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë

Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta

Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para

Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë

Kosova Times July 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Komandanti i KFOR-it kërkoi nga kryetari i Listës Serbe që të largojë demonstruesit para komunës së Zveçanit

Kosova Times Kosova Times May 29, 2023
Kurti mirëpriti një delegacion nga Bosnja dhe Hercegovina
Dëshmia e rrallë fshatarit nga Sofratika, që u bë gjeneral në Rusi!
Publikon pamjet nga takimi me Macron, Rama: Hap rrugën për projekte të reja
Haradinaj: Koalicioni i prirë nga Aleanca, shpresë për qytetarët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?