By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: RrGK reagon ndaj gjuhës së deputetes Fitore Pacolli
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > RrGK reagon ndaj gjuhës së deputetes Fitore Pacolli
Lajme

RrGK reagon ndaj gjuhës së deputetes Fitore Pacolli

Kosova Times
Last updated: 2025/07/29 at 10:54 AM
Kosova Times Published July 29, 2025
Share
SHARE

Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës ka reaguar ndaj sulmit verbal të deputetes Fitore Pacolli ndaj gazetares dhe redaktores së RTK-së, Blerta Foniqi-Kabashi.

 

Përmes një komunikate RrGK bën të ditur se “ky sulm nuk është vetëm i papranueshëm për nga përmbajtja, me gjuhë që degradon, etiketon dhe nënçmon e ndjellë urrejtje, por vjen në një atmosferë tashmë të tensionuar në Transmetuesin Publik, ku është vërejtur një rritje e sulmeve dhe presionit ndaj gazetareve, sidomos ndaj atyre që nuk heshtin përballë pushtetit”.

Sipas kësaj organizate Blerta Foniqi-Kabashi është sulmuar jo për shkak të mungesës së profesionalizmit, por pikërisht pse ka ushtruar të drejtën dhe detyrën e saj si gazetare: të pyesë, të sfidojë dhe të kërkojë llogari në emër të interesit publik. Dhe kjo, për fat të keq, sipas RrGK-së, e bën atë një cak më të lehtë për sulm, si grua dhe si gazetare.

“Deputetja Pacolli, e cila vetëm pak ditë më parë e ka cituar një hulumtim të një OJQ-je vendore, përmes një statusi të gjatë në rrjetet sociale, që e nxjerrë ndër gratë më të sulmuara në jetën publike, ka përdorur një gjuhë ofenduese, diskredituese kundrejt gazetares Foniqi-Kabashi, duke e akuzuar për ‘gazetari me porosi’, ‘mision të dirigjuar nga jashtë’ dhe duke përhapur spekulime për lidhje nepotike, pa asnjë fakt, në një mënyrë që synon ta frikësojë dhe diskreditojë atë profesionalisht dhe personalisht”, thuhet në reagim.

Tutje, RrGK vlerëson se gjuha e përdorur nga deputetja Pacolli është veçanërisht e rrezikshme sepse ajo është lëshuar në nivel personal, duke shkelur çdo standard të komunikimit publik dhe duke kontribuar në një atmosferë linçimi ndaj një gruaje gazetare.

“Ky është një shembull klasik i gjuhës së urrejtjes dhe linçimit publik që e vë në rrezik sigurinë e gazetareve dhe përbën precedent të rrezikshëm për lirinë e shprehjes dhe të medieve në vendin tonë. Ne kërkojmë nga deputetja Pacolli që të ndalojë menjëherë gjuhën denigruese ndaj grave gazetare dhe t’i përmbahet standardeve të etikës publike e politike. Gjithashtu i bëjmë thirrje Kuvendit të Kosovës dhe partive politike që të reagojnë dhe të distancohen nga kjo mënyrë e komunikimit që minon rolin e gruas në media dhe në shoqëri. RrGGK do të qëndrojë përherë në mbrojtje të grave gazetare dhe të drejtës së tyre për të punuar të lira nga frika, sulmi dhe frikësimi. Një shoqëri demokratike fillon me respektin ndaj grave që flasin me zë të lirë”, thuhet në reagim.

You Might Also Like

Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik

Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc

MFPT: Sadriu la gjurmë të rëndësishme në zhvillimin institucional

AME: Situata në terren kryesisht e qetë, stabile dhe e menaxhueshme

Abdixhiku për Sadriun:Vepra dhe kontributi i tij mbeten trashëgimi politike

Kosova Times July 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Sport

Si dështoi “Kosova në Evropian” dhe ç’duhet bërë tash

Kosova Times Kosova Times December 29, 2023
Evropa feston: Vladimir Putinit i është dhënë goditja më e rëndë
Ilir Meta vazhdon pushimet në Valbonë me Bes Kallakun: E bëjmë jetë qejfi, e bëjmë jetë luksi
Studimi: Policët gjermanë i lidhin shqiptarët me drogën, janë më të ashpër ndaj arabëve
Fonde të pamjaftueshme për riintegrimin e viktimave të dhunës në familje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?