Një zjarr ka shpërthyer sot në orët e pasdites në një depo me materiale ndërtimore në dalje të Prishtinës, në drejtim të Mitrovicës.
Komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve në Komunën e Prishtinës, Malë Gashi, tha për RTKlive se informacioni për zjarrin është pranuar në orën 14:11 dhe menjëherë njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Objekti i përfshirë është një depo me materiale të ndryshme ndërtimore. Fatmirësisht, zjarri është shuar shpejt nga zjarrfikësit dhe nuk ka arritur të përfshijë objekte të tjera. Të lënduar nuk ka, përveç dëmeve materiale,” deklaroi Gashi.
Ndërkohë, si pasojë e djegies së kësaj depoje janë krijuar kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.