Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se aleanca me NATO-n, në krye me ShBA-në, është qenësore për Kosovën. Vendimet e marra në koordinim me aleatët tanë janë pashmangshëm në favor të shtetit tonë sovran dhe të ardhmes së tij.
Haradinaj, në një postim në Facebook, shkruan se hisedarët e shtetësisë së Kosovës nuk mund të anashkalohen.
“I jemi përjetësisht falënderues NATO-s dhe trupave të tyre të KFOR-it për angazhimin e vazhdueshëm në ngritjen e cilësisë dhe kapaciteteve tona ushtarake të FSK-së”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Ai ka shpreh ngushëllimet e tija familjes së qytetarit që humbi jetën në Liqenin e Ujmanit. “Në këtë moment dhimbjeje, jemi pranë familjarëve dhe të afërmve të tij”.