Përmes një deklarate publike, Haradinaj tha se kërkesat e tyre janë legjitime dhe të drejta.

“Në mbështetje të protestës së thirrur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, në kërkesat e tyre legjitime dhe të drejta. Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës, në të drejtën e luftëtarëve dhe në të drejtën e popullit. Këto janë themelet mbi të cilat është ndërtuar liria jonë dhe që nuk lëkunden kurrë”, thuhet në reagimin e tij.

Haradinaj ka theksuar se obligimi ndaj luftëtarëve të lirisë është i përjetshëm dhe se shteti ka detyrim moral dhe kushtetues të kujdeset për ta.