By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lladrovci krijon subjekt të ri, kërkon mandatin e katërt në Drenas
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Lladrovci krijon subjekt të ri, kërkon mandatin e katërt në Drenas
Lajme

Lladrovci krijon subjekt të ri, kërkon mandatin e katërt në Drenas

Kosova Times
Last updated: 2025/07/30 at 7:55 PM
Kosova Times Published July 30, 2025
Share
SHARE

Kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Ladrovci, ka vendosur t’i hyjë sërish garës për një mandat të ri në krye të kësaj komune.

 

Por, ai këtë herë nuk do të jetë kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, kryesia e të cilit subjekt politik kandidat për kryetar të kësaj komune e vendosi Petrit Hajdarin. Lladrovci e ka formuar një subjekt të ri, me të cilin do t’i hyjë garës më 12 tetor. Subjekti i ri do të quhet “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin (PDKRLl).

“Vendimi për zëvendësimin e kryetarit më të suksesshëm në historinë e garës për performancë komunale në Republikën e Kosovës, përmes një procedure dhe votimi të paparë deri më tani, nga Kryesia e emëruar me vendim nga vet udhëheqësi aktual i PDK-së, të zgjedhur pa iu nënshtruar zgjedhjeve të brendshme, tejkalon dhe shkel vlerat me të cilat identifikohet PDK-ja”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e subjektit të ri PDKRLl.

Tutje thuhet se puna, përkushtimi për qeverisje të mirë, transparente e llogaridhënëse të qeverisjes lokale aktuale, vepron në papajtueshmëri me interesin qytetar ku nuk vlerësohet ndershmëria, kredibiliteti dhe integriteti i vendimeve në zbatim të ligjit, barazisë para ligjit dhe gjasave e mundësive të barabarta dhe shkel vlerat identifikuese të Partisë Demokratike të Kosovës dhe qytetarin e Drenasit, trashëgimisë më të shkëlqyer në qeverisjen lokale.

“Të motivuar nga këto shkaqe, por, duke mos i cekur të gjitha, ne të nënshkruarit më poshtë, kemi vendosur që të formojmë një subjekt të ri garues për zgjedhjet lokale, jo për t’u larguar nga PDK, por për ta mbrojtur Komunën e Drenasit dhe interesin qytetar nga degradimi i cili përpiqet të vije nga keqbërësit të lidhur me faktorë të ndryshëm, madje edhe të nivelit qendror të PDK-së. Subjekti ri  do të garojë vetëm në zgjedhjet komunale për asamble dhe kryetar, me besimin se qytetarët e Drenasit do të vazhdojnë ta duan qeverisjen e mirë, pa korrupsion, bashkë më qytetarët e Drenasit e për Drenasin, jo përmes bedelëve dhe pushtetit të ndërmjetëm”, thuhet tutje në njoftim.

Ramiz Lladrovci është në krye të Komunës së Drenasit që tri mandate.

You Might Also Like

Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj

Kurti: KEK-u në moment historik transformimi

Nesër Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin e Kosovës

Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare

AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”

Kosova Times July 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosova Times Kosova Times November 26, 2025
Oficerët e FSB-së ruse kanë vrarë të paktën 69 persona gjatë arrestimeve që nga fillimi i luftës
Çfarë shkruajnë mediat ruse për njoftimin e Vesiçit se Serbia së bashku me SHBA-në do të marrin pjesë në rindërtimin e Ukrainës?
Scholz njoftoi dërgesat e reja të armëve në Izrael
Dy milionë shikime: Kamerierja zbuloi një truk për të larguar mysafiret e restorantit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?