Mbi vendin tonë të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.. Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga verilindja, 1–4 m/s.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 13 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24 deri në 27 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Kjo javë po karakterizohet nga mot më i paqëndrueshëm. Pritet të ketë vranësira të herëpashershme me intervale dielli, ndërkohë që do të ketë reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.