By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OEK letër krerëve shtetëror e ZRRE-së: Akt patriotik pezullimi i vendimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > OEK letër krerëve shtetëror e ZRRE-së: Akt patriotik pezullimi i vendimit
Lajme

OEK letër krerëve shtetëror e ZRRE-së: Akt patriotik pezullimi i vendimit

Kosova Times
Last updated: 2025/07/30 at 4:31 PM
Kosova Times Published July 30, 2025
Share
SHARE

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna i është drejtuar me një kërkesë publike presidentes së shtetit, Vjosa Osmani, kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, e Ymer Fejhzullahut, që është kryesues i Bordit të ZRRE-së që të pezullojnë vendimin e Zyrës së Rregullatorit për daljen e bizneseve në treg të hapur energjetik.

 

Rafuna e ka quajtur si thirrje të fundit për të ndaluar siç ka thënë ai “një veprim arbitrar që po e dëmton rëndë ekonominë e Kosovës”, daljen e detyruar të bizneseve prodhuese në tregun e lirë të energjisë.

Sipas kreut të Odës Ekonomike, procesi ka shkaktuar pasoja të rënda ekonomike, duke rrezikuar mbylljen e fabrikave, humbjen e mijëra vendeve të punës dhe shkatërrimin e prodhuesit vendor, që thotë se është shtylla kryesore e zhvillimit të vendit.

“Shoqata e Prodhuesve të Kosovës ka kryer një hulumtim me kompanitë prodhuese të sektorëve kryesorë. Rezultatet tregojnë se rritja e kostove të energjisë është e papërballueshme:  1. Kostoja e energjisë për industrinë është rritur mesatarisht 3 herë krahasuar me vitin 2024. 2. Në disa industri, ndikimi i kostos së energjisë në shpenzimet operative (OPEX) ka arritur deri në 44%, duke e bërë të pamundur vazhdimin normal të prodhimit. 3. Vetëm për sektorin e ndërtimit, rritja e kostos ka qenë mbi 5.6 milionë euro, ndërsa për industrinë e ushqimit mbi 1.7 milionë euro”, thuhet në thirrjen drejtuar krerëve shtetëror e atij të ZRRE-së.

Në këtë letër, tutje Rafuna ka thënë se po krijohet një konkurrencë e padrejtë në treg. “Pasi disa kompani janë kthyer në tregun e rregullt pas pezullimit të vendimit nga gjykata, ndërsa të tjera me probleme të njëjta mbeten në pritje të vendimeve gjyqësore. Në këtë situatë janë dhjetëra vendime të Gjykatës Komerciale që vërtetojnë shkeljet ligjore gjatë zbatimit të këtij procesi, ndërsa qindra lëndë të tjera janë në pritje për vendimet nga Gjykata”, thuhet tutje në kërkesën publike.

Sipas Rafunës që drejton Odën Ekonomike të Kosovës, zbatimi i vendimit në kundërshtim me aktvendimet gjyqësore përbën shkelje të ligjit dhe të parimeve kushtetuese.

“Ju bëjmë thirrje që të ndërmerrni një akt patriotik për Kosovën duke pezulluar menjëherë vendimin për daljen e detyruar në treg të lirë të energjisë deri në finalizimin e lëndëve gjyqësore dhe vendimeve për masën e sigurisë. Çdo vonesë e mëtejshme do të ketë pasoja të pariparueshme për ekonominë dhe zhvillimin e vendit. O sot, o kurrë! Ky është momenti që të tregoni përgjegjësi para qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës, the interesin publik. duke mbrojtur prodhuesin vendor dhe interesin publik”, ka shkruar Rafuna në letrën për Osmanin, Kurtin e Fejzullahun në ditën kur përfundon afati për furnizim të përkohshëm përmes Furnizuesit të Mundësisë së Fundit me energji elektrike, e ZRRE-ja dhe KEDS-i kanë paralajmëruar se nga nesër nisin shkyçjet.

You Might Also Like

Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash

70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe

Moti në Shqipëri i kthjellët me vranësira të pakta

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.

Kosova Times July 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia: Një i vdekur, 15 të arrestuar dhe 1,936 gjoba trafiku në 24 orë

Kosova Times Kosova Times May 18, 2025
Rusia: Rrezik i jashtëzakonshëm nëse NATO çon trupa në Ukrainë
Një helikopter që transportonte minatorë ari u zhduk në rajonin e Amurit
Hungaria do të votojë në mars për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO
Aksident i rëndë trafiku në rrugën Gjakovë-Klinë, lëndohen 7 persona
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?