By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
KQZ planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë rinumërimin
January 20, 2026
ZKA nis auditimin për fuqizimin e grave në vendimmarrje
January 20, 2026
Arrestohet i dyshuari për veprimtari të kundërligjshme mjekësore
January 20, 2026
Kurti takoi përfaqësuesit nga Këshilli i Jashtëm për Marrëdhënie Ekonomike
January 20, 2026
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesit
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sëmundja “gjuha e kaltër” e pranishme në Kosovë, nuk ka kafshë të ngordhura
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Sëmundja “gjuha e kaltër” e pranishme në Kosovë, nuk ka kafshë të ngordhura
Bujqësi

Sëmundja “gjuha e kaltër” e pranishme në Kosovë, nuk ka kafshë të ngordhura

Kosova Times
Last updated: 2025/07/30 at 2:34 PM
Kosova Times Published July 30, 2025
Share
SHARE

Në dy ferma, një në Prishtinë e një në Lipjan, janë identifikuar rastet e para në Kosovë të prezencës së sëmundjes “gjuha e kaltër” te kafshët. Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thonë për Radio Kosovën se kjo sëmundje nuk bartet te njerëzit, por mund të jetë fatale për kafshët. AUV tashmë ka marrë masa për parandalimin e përhapjes së sëmundjes e cila ishte e pranishme edhe vite më parë.

 

Sëmundja virale “gjuha e kaltër”, e cila transmetohet përmes pickimit të mushkonjave te delet dhe dhitë, është përhapur edhe në Kosovë. Prania e rasteve të para të sëmundjes e cila prek delet dhe dhitë është konfirmuar tashmë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Sadik Heta, drejtor në Drejtorinë e Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve në AUVK, thotë për Radio Kosovën se deri tani nuk ka raste të ngordhjes së kafshëve, në fermat ku është e pranishme sëmundja.

“Kemi dy vatra të shpërthimit të sëmundjes “gjuha e kaltër”, në Komunën e Prishtinës dhe të Lipjanit, saktësisht në fshatrat Marec dhe Brusë. Kjo është një sëmundje e cila është duke qarkulluar edhe në vendet e rajonit dhe të Evropës, e fatkeqësisht edhe te ne është konfirmuar dje prezenca e kësaj sëmundjeje. Për momentin nuk kemi ngordhje, pra nuk kemi dëme ekonomike”, tha Heta.

Kjo sëmundje nuk bartet te njerëzit, por nuk rekomandohet konsumi i mishit të kafshëve që mund te jenë të prekura, thekson Heta. Ai tregon për masat që kanë ndërmarrë për parandalimin e përhapës së sëmundjes.

“Kemi marrë masat ligjore dhe profesionale të domosdoshme për parandalimin e përhapjes së sëmundjes “gjuha e kaltër”. Menjëherë kemi vendosur fermat në karantinë. Kemi bërë ndalimin e përkohshëm të lëvizjes së kafshëve, brenda dhe jashtë zonave të prekura. Kemi filluar edhe me dezinfektimin për të luftuar mushkonjat që transmetojnë virusin, si dhe po bëjmë një hulumtim epidemiologjik ”, theksoi Heta.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë fton blegtorët që të njoftojnë rastet e dyshimta të paraqitjes së kësaj sëmundjeje si dhe groposjen e kafshëve të ngordhura në vende të sigurta. Sëmundja “gjuha e kaltër” në Kosovë ishte e pranishme edhe gjatë vitit 2015.

You Might Also Like

MBPZhR hap thirrjen për Pagesa Direkte 2025 në sektorin e blegtorisë

Kosova përfaqësohet në Forumin Global për Ushqim dhe Bujqësi në Berlin

AUV: Produktet e kafesë janë të sigurta për përdorim

AUV paralajmëron për djathin mozzarella të kontaminuar me aflatoksinë M1

Dron për monitorimin inteligjent të kulturave bujqësore në Fushë-Krujë e Shkodër

Kosova Times July 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ministri i AI i Kinës është zhdukur

Kosova Times Kosova Times March 1, 2025
MBPZhR hap thirrjen për Pagesa Direkte 2025 në sektorin e blegtorisë
Kina shpreson që Rusia dhe Ukraina të zhvillojnë bisedime të paqes
Lavrov kritikoi Turqinë për furnizimin e Ukrainës me armë
Policia shqiptoi 2289 gjoba trafiku për 24 ore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?