Sipas njoftimit nga policia, pas pranimit të informatës për gjuajtje me armë, njësitë policore kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme, duke identifikuar lokacionin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, si dhe personin e dyshuar.

I dyshuari, i identifikuar si SH.K., 30-vjeçar dhe shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar për intervistim nga hetuesit policorë.

Sipas njoftimit, pas procedurave të nevojshme hetimore, me vendim të prokurorit kompetent, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit, ndërsa rasti është iniciuar për veprat penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”.