Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme vendi ynë do të karakterizohet me mot kryesisht të qëndrueshëm, me diell dhe vranësira të pakta
Sipas parashikimeve, vranësirat do të fillojnë të shtohen gjatë ditës dhe në disa zona do të sjellin riga lokale shiu.
Temperaturat do të lëvizin nga 14 deri në 16 gradë Celsius minimalet, deri në 25 në 27 gradë Celsius maksimalet.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi 1 deri në 5 metra për sekondë.