Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën. Ekipet emergjente që kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë konstatuar se viktima, mashkull, ishte pa shenja jete”, ka thënë Pllana.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Njësia e Trafikut të Kryeqytetit dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.