Policia njofton se nga i dyshuari ka sekuestruar një pistoletë, një karikator, 14 fishekë dhe një gëzhojë.

“Policia menjёherё ka shkuar nё vendngjarje, aty ёshtё takuar personi i dyshuar, dhe nga i njëjti janё sekuestruar: njё armё Pistoletё Smith & Wesson kal: 9 mm e cila ishte me leje, njё karikator i sё njejtёs armё, katёrmbёdhjetё  fishekё kal:9×19 dhe njё gёzhojё kal:9 mm”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, bëhet me dije se i dyshuari ёshtё arrestuar dhe, pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, është liruar nё procedurё tё rregullt.