Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka mirëpritur vendimin e qeverisë në detyrë për heqjen e taksës doganore ndaj produkteve amerikane.
“Ne vlerësojmë se heqja e kësaj takse dhe kthimi i marrëveshjes me MCC është një mundësi e mirë për rritjen e bashkëpunimit me SHBA, por nuk duhet të ndalemi me kaq, pasi dy vendet kanë hapësirë të madhe për rritje të bashkëpunimit”, thuhet në komunikatën e tyre për media.
“Që nga paralajmërimet e para të administratës amerikane, ne kemi ngritur zërin duke i kërkuar qeverisë që të ndërmarrë hapat e nevojshëm: heqjen e tërësishme të taksës doganore, nisjen e menjëhershme të negociatave për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë Kosovë-SHBA”, kanë thënë ata.
Qeveria në detyrë gjatë mbledhjes së sotme ka mundësuar që çdo produkt amerikan që hyn në Kosovë të ketë 0% pagesë doganore.