“Kjo nuk është protestë e zakonshme. Bordi dhe menaxhmenti ka harruar se kush po e mban gjallë koorporatën. Duhet të anulohet vendimi i cili na ka diskriminuar sepse në nivel të Kosovës ne nuk kemi pasur rritje të pagave. Të gjithë jemi dëshmitar të rritjes së çmimeve, por pagat kanë mbetur të njëjta. Punëtorët tanë janë në rrezik. Ne për çdo ditë përballemi me situata që mund ta rrezikojnë jetën tonë dhe të tjerëve. Kemi kërkuar njohjen e rrezikshmërisë në bazë të ligjit por kemi hasur në heshtje. Rreziku ekziston dhe punëtorët duhet të paguhen. Kërkesa e tretë e jona është pagesa për orët jashtë orarit të punës. Ne nuk kërkojmë favor po respektim të ligjit”, ka deklaruar kryetari i sindikatës së KOSTT-it, Arben Pllana.

Ndërsa, Nexhat Llumnica nga sindikatat e KEK-ut tha se me pagat aktuale, KOSTT-i nuk do të arrij ta mbaj në punë kuadrin aktual.

“Sot jemi në mbështetje tuaj për ngritje të mirëqenies jo sepse duam të protestojmë. Është e domosdoshne të ruajmë këto kuadra. Ju jeni aseti kryesor i kësaj kompanie, pa ju nuk mund të ketë energji. I bëj lutje bordit dhe menaxhmentit që të ulen me sindikatën dhe të bisedojmë. Ju e dini se këta kuadra që i keni bërë me vite të tëra nuk mund t’i ruani me paga të padinjitetshme”, shtoi ai.

Punëtorët kanë paralajmëruar edhe protesta tjera si dhe greva në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre.