Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur më tej edhe solidaritetin e tij për gjendjen në Gaza, duke specifikuar urinë dhe vdekjen që po përjetojnë fëmijët atje në mënyrë të pafajshme.

Ai ka thënë se qeveria ka ndarë gjysmë milioni euro si mbështetje për popullin palestinez, teksa ka bërë thirrje për armëpushim.