Ai i cilëson këto thirrje si të rënda, të papranueshme dhe si faktor që dëmton bashkëjetesën brenda këtij shteti dhe përtej tij.

Krasniqi thekson se shqiptarët janë komb shtetformues në Maqedoninë e Veriut dhe partnerë kyç në rrugën euroatlantike. Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve, sipas tij, është jo vetëm e rrezikshme, por edhe thellësisht kundër vlerave demokratike dhe evropiane që duhet të bashkojnë popujt.

Ai bën thirrje që qeveria e Maqedonisë së Veriut të distancohet qartë nga çdo akt ekstremist, duke theksuar se heshtja në këto raste konsiderohet si miratim. Po ashtu, Krasniqi kritikoi edhe heshtjen e Kryeministrit në ikje të Kosovës, të cilin e konsideron përgjegjës moral dhe politik për përkeqësimin e klimës anti-shqiptare në rajon.

“Dinjiteti dhe mirëqenia e çdo komuniteti nuk janë të negociueshme. Heshtja përballë gjuhës fashiste është qëndrim – andej dhe këndej kufirit! Shqiptarët kanë bërë shumë për këtë shtet, dhe nuk do të lejojnë askënd t’i nëpërkëmbë më,” ka shkruar Krasniqi në Facebook.