Gjatë ndeshjes, në sallë u dëgjuan thirrje si “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazi për shqiptarët”, mes të pranishmëve edhe krerëve të lartë shtetërorë të Maqedonisë së Veriut, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

“BDI dënon këtë incident, duke e cilësuar si një shfaqje të tmerrshme të urrejtjes etnike dhe duke kritikuar heshtjen e institucioneve dhe mungesën e reagimit nga Federata e Basketbollit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeverisë së MV”, deklaroi Emir Sulejmani, anëtar i Kryesisë Qendrore.

“Ne nuk do të lejojmë që shqiptarët të bëhen shënjestër e thirrjeve fashiste në vendin ku janë bashkëthemelues të shtetit”, deklaroi Sulejmani, i cila gjithashtu paralajmëroi se ”BDI do të qëndrojë në krye të reagimit politik dhe qytetar deri në sigurimin e drejtësisë dhe ndëshkimin e përgjegjësve”.

Ai iu bëri thirrje përfaqësuesve shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë, që të distancohen publikisht nga ngjarja, të kërkojnë sanksione të rënda dhe të tërhiqen nga një Qeveria që toleron urrejtjen.