Policia Rajonale e Ferizajt ka vazhduar zbatimin e planit operativ “Motoçikleta 2025”, duke shqiptuar 13 gjoba dhe konfiskuar 23 motoçikleta gjatë periudhës 28 korrik – 3 gusht 2025. Masa janë marrë ndaj drejtuesve që qarkullonin pa dokumentacion të rregullt dhe që kanë kryer shkelje të rregullave të trafikut.

 

Sipas njoftimit të policisë, kontrollet policore do të vazhdojnë në ditët në vijim në të gjitha zonat e rajonit, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e rreziqeve nga përdorimi i motoçikletave në mënyrë të parregullt.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo shkelje përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.