Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.
Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 53 aksidente me të lënduar dhe 107 të tjera me dëme materiale.
Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2027 gjoba trafiku.
Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 20 persona, prej të cilëve 9 ka dërguar në mbajtje dhe 3 persona në vuajtje të dënimit.