By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Peshku më i shëndetshëm për trurin dhe zemrën: Kushton më pak se 4 euro, mjekët ua rekomandojnë të gjithëve
January 31, 2026
Qumësht i artë: Mbron zemrën, pastron mëlçinë, forcon imunitetin dhe përgatitet vetëm në 10 minuta
January 31, 2026
Përgatitni shpejt një supë të shijshme me krem ​​domatesh dhe kënaqni familjen tuaj…
January 31, 2026
EKSPERTËT PARALAJMËROJNË: Këto pije rrisin rrezikun e kancerit, ato janë veçanërisht të rrezikuara…
January 31, 2026
Lajm i keq për punëtorët nga Ballkani, numri i të papunëve ka arritur një shifër të pabesueshme…
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Arrestohet edhe një shqiptar në Serbi, reagon Qeveria e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Arrestohet edhe një shqiptar në Serbi, reagon Qeveria e Kosovës
Lajme

Arrestohet edhe një shqiptar në Serbi, reagon Qeveria e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2025/08/05 at 9:16 PM
Kosova Times Published August 5, 2025
Share
SHARE

Serbia ka ndaluar një tjetër qytetar të Kosovës në pikën kufitare Batrovci, në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë. Bëhet fjalë për Behar Preniqin, për të cilin autoritetet serbe pretendojnë se ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka bërë të ditur se ka njoftuar të gjitha misionet diplomatike për këtë rast, duke e cilësuar ndalimin si një akt tjetër represiv të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës.

“Rasti i fundit i arrestimit të qytetarit Behar Preniqi përbën një tjetër dëshmi të qartë të praktikave të papranueshme dhe destruktive të autoriteteve serbe, të cilat bien në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe standardet themelore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

Ministria thekson se nëse ndaj Preniqit vendoset masa e paraburgimit dhe iniciohet procedurë penale, Zyra Ndërlidhëse do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të kërkuar një vizitë zyrtare në vendin e ndalimit.

Po ashtu, MPJD i ka bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të reagojë fuqishëm ndaj këtyre veprimeve të Serbisë, të cilat po cenojnë lirinë e lëvizjes dhe të drejtat themelore të qytetarëve të Kosovës.

Ndërkohë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një takimi me bashkatdhetarë, u ka bërë thirrje atyre që të shmangin udhëtimet dhe kalimet transite përmes territorit të Serbisë, për shkak të rrezikut për ndalime dhe arrestime arbitrare.

“E kemi një kojshi të keq”, tha Kurti, duke i paralajmëruar bashkatdhetarët për rrezikun në rritje nga autoritetet serbe.

Njohës të çështjeve të sigurisë i kanë vlerësuar këto ndalime si veprime të rrezikshme dhe shqetësuese.

Fatmir Çollaku, njohës i sigurisë, tha se ky është veprim arbitrar dhe se nuk ka të bëjë fare me drejtësinë apo me ndonjë standard demokratik.

“Janë veprime të turpshme ndaj qytetarëve të thjeshtë që e përdorin atë rrugë si më të shkurtër. Mjafton vetëm një ditë e privuar padrejtësisht nga liria, dhe shumë nga të ndaluarit nuk kanë përfunduar mirë. Serbia nuk udhëhiqet nga parime demokratike apo të së drejtës, por nga qëllimi për t’i shkaktuar dëm qytetarëve dhe shtetit të Kosovës”, tha Çollaku.

MPJD dhe institucionet tjera relevante thonë se do të vazhdojnë angazhimin për mbrojtjen e qytetarëve kosovarë dhe garantimin e të drejtave të tyre, kudo që ndodhen.

You Might Also Like

Osmani: Sakrifica e Pajazitit, Zejnullahut e Hoxhës – themel për Kosovën

Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov UÇK-së dhe vetëbesimit popullor

Osmani e Kurti bëjnë homazhe për Zahir Pajazitin dhe bashkëluftëtarët në 29-vjetorin e rënies

Arrestohen dy persona, sekuestrohen mbi 9 kg drogë

29 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhës

Kosova Times August 5, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Imazhe të rënda nga kryeqyteti ukrainas, ku 20 persona u vranë, më shumë se 60 u plagosën (Video)

Kosova Times Kosova Times July 8, 2024
Në Dyzeldorf u promovua libri `Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën`
Konjufca zbardh vendimmarrjen qeverisëse të LVV-së
Trupat izraelite tërhiqen nga kampet e refugjatëve në Jenin dhe Bregun Perëndimor
Më 21 prill votimi për shkarkim të kryetarëve në veri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?