Sot kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, së bashku me dy nënkryetarë, u prit në Ambasadën e Suedisë nga ambasadori Jonas Westerlund.
Në një njoftim për medie, OVL UÇK-së bën me dije se gjatë takimit u shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Kosovës në të gjitha etapat, nga koha e luftës, tek rindërtimi institucional, deri te përkrahja për zhvillimin demokratik dhe shtetndërtimin.
“Diskutuam shqetësimet tona lidhur me proceset në Dhomat e Specializuara dhe theksuam rëndësinë që ky proces të jetë i drejtë, i paanshëm dhe i mbështetur në të vërtetën”, thuhet në njoftim.
Tutje OVL UÇK thekson se nga Suedia, si shtet mik dhe partner i qëndrueshëm, është kërkuar që ta përdorë zërin e saj për të mbrojtur drejtësinë dhe dinjitetin e luftës sonë çlirimtare.