By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ngritet në ajër makina me oficerin e njësisë që kreu masakrën e Bucha-s
October 31, 2025
Sulm i madh natën: Ukraina sulmoi termocentralet dhe rafineritë ruse me dronë
October 31, 2025
Gjyqi ndaj Sveçlës, Zybës e Pacollit për gazin lotsjellës mbahet sot
October 31, 2025
Në Shqipëri mot i kthjellët, temperatura deri në 25° Celsius
October 31, 2025
Axhenda ndërkombëtare
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haaretz: Serbia i dërgoi Izraelit më shumë armë në gjysmën e parë të vitit 2025 sesa në të gjithë vitin 2024
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Haaretz: Serbia i dërgoi Izraelit më shumë armë në gjysmën e parë të vitit 2025 sesa në të gjithë vitin 2024
Rajon / Botë

Haaretz: Serbia i dërgoi Izraelit më shumë armë në gjysmën e parë të vitit 2025 sesa në të gjithë vitin 2024

Kosova Times
Last updated: 2025/08/05 at 6:08 PM
Kosova Times Published August 5, 2025
Share
SHARE

Serbia eksportoi municione me vlerë totale prej rreth 55.5 milionë eurosh në Izrael në gjysmën e parë të vitit 2025, që është më shumë se gjatë gjithë vitit 2024, kur eksportet arritën një rekord prej 47.9 milionësh, njoftoi sot Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative (BIRN), bazuar në një hulumtim të përbashkët me gazetën izraelite Haaretz.

Midis blerësve të municioneve është një kompani e fuqishme izraelite që raportuesja e OKB-së për situatën e të drejtave të njeriut në territorin e pushtuar palestinez, Francesca Albanese, e ka etiketuar në raportin e saj si kompani që përfiton nga gjenocidi i vazhdueshëm në Gaza, zbulojnë BIRN dhe Haaretz.

Një artikull i botuar në portalin BIRN thotë se më 6 qershor, në një intervistë me Jerusalem Post, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u mburr çuditërisht se Serbia është i vetmi vend në Evropë që i shet municion Izraelit.

“Ne nuk po eksportojmë asgjë tani”

Megjithatë, disa javë më vonë, raporton BIRN, më 23 qershor, kur u pyet nga një gazetar nëse Serbia kishte zgjedhur një anë në konfliktin izraelito-iranian duke eksportuar municione në Izrael, Vuçiç tha se vendi kishte pezulluar eksportin e armëve dhe municioneve. “Ne nuk po eksportojmë asgjë tani. Ne kemi ndaluar gjithçka tani dhe duhet të ketë vendime të posaçme nëse diçka do të funksionojë”, tha Vuçiç në atë kohë.

Po atë ditë, vetëm disa orë pasi Vuçiç shpalli një moratorium mbi eksportet, një aeroplan mallrash izraelit Boeing 747 u ul në aeroportin Nikola Tesla dhe të nesërmen fluturoi për në Bazën Ajrore Izraelite Nevatim, thuhet në hulumtim, bazuar në të dhënat nga faqja e internetit Flightradar24. “Nuk më shkon ndërmend të them se çfarë u ngrit dhe çfarë u ul”, u përgjigj Vuçiç kur u pyet për fluturimin e atij aeroplani.

Portali BIRN deklaron se i mori këto të dhëna nga një inspektim i dokumenteve doganore, duke shtuar se datat e eksportit nga gjysma e parë e vitit 2025 përkojnë me 16 fluturime izraelite nga Beogradi në bazën ajrore Nevatim, të cilat gazetarët i identifikuan në disa faqe interneti që monitorojnë fluturimet ajrore drejtpërdrejt.

Serbia refuzon të japë të dhëna

Përveç kompanisë shtetërore që shet armë dhe pajisje ushtarake, Jugoimport SDPR, pesë kompani të tjera private serbe kanë eksportuar municion ose armë në Izrael gjatë dy viteve të fundit, raportoi më parë e përjavshmja e Beogradit Radar, ndërsa BIRN dhe Haaretz zbulojnë se dy nga këto pesë kompani, Edepro dhe Romax Trade, kanë eksportuar municione këtë vit në dy kompani të njohura izraelite të sigurisë që kanë midis klientëve të tyre Forcat e Mbrojtjes Izraelite (IDF).

Një nga këto dy kompani, IMI Systems, është në pronësi të Elbit Systems, një nga prodhuesit më të mëdhenj të armëve në Izrael. Në një raport të raportueses speciale të OKB-së për Bregun Perëndimor dhe Gazën, Francesca Albanese, të publikuar më 30 qershor, Elbit Systems u përmend midis kompanive për të cilat gjenocidi aktual është bërë një biznes fitimprurës, sipas BIRN bazuar në një hulumtim me gazetën izraelite Haaretz.

Izraeli i mohon vazhdimisht akuzat për gjenocid që po vijnë gjithnjë e më shumë nga burime të shumta ndërkombëtare. Serbia shmang publikimin e të dhënave zyrtare mbi eksportet e armëve dhe municioneve në Izrael, duke refuzuar kërkesat për qasje në informacione me rëndësi publike të paraqitura nga BIRN në mars 2024 dhe 30 korrik 2025, duke deklaruar se informacioni i kërkuar është rreptësisht konfidencial. Ministria serbe e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme gjithashtu refuzoi të jepte të dhëna në përgjigje të të njëjtave kërkesa.

You Might Also Like

Ngritet në ajër makina me oficerin e njësisë që kreu masakrën e Bucha-s

Sulm i madh natën: Ukraina sulmoi termocentralet dhe rafineritë ruse me dronë

Axhenda ndërkombëtare

Evropa përgatit një goditje të rëndë për Vuçiçin: Raporti më i keq për Serbinë deri më tani

Babai i Muskut: Do të doja të merrja një pasaportë ruse

Kosova Times August 5, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vjedhen para në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit në Suharekë

Kosova Times Kosova Times July 26, 2023
Franca filloi punën për krijimin e një gjykate speciale për të hetuar veprimet e Rusisë në Ukrainë
Hoxhaj: Çmontimi i shtetit serb në veri, çmontoi Kosovën ndërkombëtarisht
Një fitore e vogël në luftën e madhe kundër diskriminimit
Një anije me emigrantë është përmbysur pranë Marokut. Nga 80 persona, vetëm 11 shpëtuan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?