Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme-Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Themelore, sot gjatë një kontrolli në një vendbanim në Prishtinë,ku kanë gjetur dhe sekuestruar: një armë zjarri AK-47, pesë karikatorë si dhe municion.
Sipas policisë ndaj personit të dyshuar, janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe është hapur rast për veprën: Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve.
Personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.