Kjo është bërë me dije përmes një komunikate publikuar në faqen zyrtare të KGJK-së.

Tutje, KGjK thekson se sulmet e këtij lloji ndaj gjyqtarëve janë të papranueshme dhe të patolerueshme, dhe i dënon fuqishëm ato. Çdo akt i tillë përbën sulm ndaj sistemit të drejtësisë dhe ndaj vetë sundimit të ligjit.

Këshilli Gjyqësor rikujton se siguria e gjyqtarëve nga sulmet dhe kërcënimet është thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit dhe në luftën kundër krimit dhe dukurive negative.

Po ashtu thotë se KGjK mbështet fuqishëm gjyqtarët në përmbushjen e detyrave të tyre në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe profesionale, në shërbim të drejtësisë dhe interesit publik.

“Njëkohësisht, u bën thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e menjëhershëm të rastit dhe për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e gjyqtarëve, në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore”, thuhet në njoftim.