Policia ka njoftuar se kontrolle janë kryer në tetë lokacione – shtëpi, banesa dhe objekte përcjellëse. Me urdhër të prokurorit është mbyllur edhe një lokal.

Si prova materiale janë sekuestruar: 300 gramë kokainë (vlerë rreth 18 mijë euro), mbi 13 mijë euro, 2 DVR, pesë vetura me targa vendore dhe prova të tjera. Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.