By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën
Opinion

Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën

Kosova Times
Last updated: 2025/08/07 at 10:25 PM
Kosova Times Published August 7, 2025
Share
SHARE

Nga Rasim Smajlaj

Në një klimë të tensionuar politike dhe emocionale, Kosova sot përballet me një protestë të madhe për drejtësi, të thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Në pamje të parë, kjo protestë është një reagim qytetar ndaj një padrejtësie të thellë që po ndodh përmes një procesi të gjatë dhe të ngarkuar ndaj figurave kryesore të luftës çlirimtare. Ajo që bie menjëherë në sy është përfshirja e gjerë e spektrit politik — me dy përjashtime shumë domethënëse: Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe. Kjo nuk është një rastësi. Kur një protestë që ngrihet në mbrojtje të UÇK-së dhe vlerave çlirimtare mbështetet nga të gjitha partitë shqiptare, përveç njërit subjekt që është aktualisht në pushtet, atëherë mungesa e tyre bëhet qëndrim. Edhe më shqetësuese është kur kjo mungesë përkon me qëndrimin e Listës Serbe — partisë që historikisht ka refuzuar çdo narrativë që lidhet me luftën çlirimtare dhe sakrificën e popullit shqiptar. Në këtë pikë, është e pamundur të mos shtrojmë pyetjen: Çfarë e bashkon LVV-në dhe Listën Serbe në heshtje, pikërisht kur lufta për drejtësi është në një pikë kritike? Drejtësia nuk është çështje taktike Unë dua të jem i qartë: Unë besoj në pafajësinë e liderëve të UÇK-së. Kjo nuk është vetëm një ndjenjë personale, por një bindje e thellë që buron nga e vërteta historike, nga sakrifica që ka ndërtuar këtë shtet dhe nga mënyra se si ky proces gjyqësor është zhvilluar që nga dita e parë – i ngarkuar politikisht dhe shpesh i njëanshëm. Por pikërisht për këtë arsye, nuk mund të lejoj që kjo çështje të keqpërdoret — as nga ata që e përdorin për fushata politike, e as nga ata që heshtin për kalkulime pushteti. Drejtësia nuk mund të jetë selektive, as në zbatim dhe as në qëndrim. Heshtja është qëndrim Nuk mund të lë pa përmendur edhe qëndrimin e zbehtë të Presidencës së Kosovës. Në momente të tilla, kur një pjesë e kombit ndien se është nën gjykim, Presidentja e vendit duhet të jetë zëri i unitetit, jo i distancës. Qëndrimi neutral nuk është gjithmonë virtyt. Në momente historike, heshtja është zgjedhje — dhe zgjedhja është pozicion. Çfarë kërkoj unë? Unë jam përkrah protestës, sepse ajo është thirrje për drejtësi të vërtetë dhe për mbrojtjen e vlerave që kanë ndërtuar këtë shtet. Jam kundër keqpërdorimit politik të kësaj ndjenje, por edhe më shumë kundër heshtjes që vjen nga frika për të humbur pushtet. Kur një qeveri hesht, ndërsa një popull ngrihet për të mbrojtur dinjitetin e vet, atëherë qytetari ka të drejtë të mos e besojë më atë qeveri. Në fund… Drejtësia nuk është slogan. Nuk është as vegël për pushtet. Ajo ndërtohet me qëndrim, me guxim dhe me ndershmëri. Drejtësia nuk falet — ajo fitohet. Dhe për ta fituar, duhet të jemi në anën e së vërtetës. Jo në anën e heshtjes.

Ky opinion është qëndrim personal, nuk përfaqëson qëndrimet e Kosova Times

You Might Also Like

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

Kosova Times August 7, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rohde uron Kosovën: Gjermania do të vazhdojë të jetë mike e ngushtë

Kosova Times Kosova Times February 17, 2024
Stano: Ka kohë që Rusia përpiqet të ushtrojë ndikim në Ballkanin Perëndimor
Kammer: Thellimi i bashkëpunimit mes FMN-së dhe Kosovës, i rëndësishëm
Sylvinho publikon listën e kuqezinjve për ndeshjet e tetorit
Lufta ishte shkaku kryesor i vdekjes mes të rinjve rusë vitin e kaluar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?