By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Eshtë koha për zë, jo për heshtje! Eshtë koha për qëndrim!..
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Eshtë koha për zë, jo për heshtje! Eshtë koha për qëndrim!..
Opinion

Eshtë koha për zë, jo për heshtje! Eshtë koha për qëndrim!..

Kosova Times
Last updated: 2025/08/07 at 9:43 PM
Kosova Times Published August 7, 2025
Share
SHARE

Nga Vladimir Muçaj

Në Mbrojtje të Dinjitetit Kombëtar: Thaçi, Veseli dhe Amaneti i Lirisë…

Nga një përvojë prej më shumë se dy dekadash në gazetari ndjej sot detyrimin qytetar e profesional që të flas hapur përballë një padrejtësie që po sfidon themelet e kujtesës kombëtare të shqiptarëve kudo që ndodhen.

Protestat e 7 gushtit në Prishtinë dhe para Gjykatës Speciale në Hagë nuk ishin as spontane dhe as të zakonshme. Ato ishin një shpërthim i një ndërgjegjeje të plagosur, një thirrje për drejtësi të vërtetë dhe për dinjitetin e një populli që nuk e pranon të rishkruhet historia e vet përmes akuzash të fabrikuara. “UÇK është lavdi, jo aktakuzë” – nuk është thjesht një parullë. Është një betim, një identitet, një e vërtetë që nuk mund të fshihet as nga skenarë gjyqësorë, as nga harresa diplomatike.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe shokët e tyre nuk janë thjesht individë në një proces gjyqësor. Ata janë simbol i një lufte çlirimtare që i dha fund terrorit shtetëror serb në Kosovë. Ata udhëhoqën një popull të tërë drejt lirisë, me çmimin e jetës, gjakut dhe sakrificës. Prandaj sot, kur ata qëndrojnë në bankën e të akuzuarve, në të vërtetë aty është ulur vetë historia jonë, lufta jonë për liri, dinjiteti ynë kombëtar.

Ky gjyq është më shumë se një proces juridik. Është një pasqyrë e plakjes morale të Europës, e cila po humb dinjitetin e saj si kampione e të drejtave të njeriut dhe demokracisë. Një Europë që, në vend që të mbështesë popujt e vegjël në luftën e tyre të drejtë, po u vë prangat atyre që çliruan tokat e veta nga pushtimi dhe gjenocidi. Është ironike, por fatkeqësisht reale: Europa që dikur premtonte bashkim, sot hesht ndaj padrejtësisë.

Serbia dogji, përdhunoi, vrau dhe shfarosi me sistem të tërë fshatra dhe qytete shqiptare në Kosovë. Ishte UÇK-ja, me përkrahjen e drejtë të SHBA-së, që i dha fund këtij kapitulli të errët. Dhe tani, janë po ata çlirimtarë që përballen me aktakuza të formuluara nga agjentë e dëshmitarë të strukturave të vjetra serbe e nga shërbëtorë shqiptarë të paguar. Kjo nuk është drejtësi. Kjo është maskim i padrejtësisë.

Në Prishtinë u ngrit populli. Qindra e mijëra qytetarë marshuan për të mbrojtur të vërtetën dhe për të thirrur botërisht se nuk pranojnë falsifikimin e historisë. Po aq të shumtë ishin edhe ata që protestuan në Hagë, përballë Gjykatës Speciale. Por ajo që dhemb dhe trondit më shumë është heshtja e Tiranës zyrtare. Shqipëria, që ndan me Kosovën të njëjtin gjak, të njëjtën gjuhë dhe të njëjtin flamur, heshti. Kjo heshtje e bën të zbehtë parullën “Një komb, një qëndrim”. A thua vërtet jemi një komb kur përballë padrejtësive më të mëdha ndaj pjesës tjetër të trupit kombëtar zgjedhim të mbyllim sytë?

Kosova është sot e lirë falë Amerikës. Shqipëria është ende në hartë falë ndërhyrjeve vendimtare të SHBA-së në historinë tonë. Ne jemi dy shtete, por një komb. Dhe ky komb nuk mund të rrijë i ndarë në qëndrime kur historia e tij përbuzet. Ne nuk mund të bëjmë sikur nuk e shohim që Europa, të cilës i afrohemi me përulje e kërkesa për integrim, është po ajo që dikur deshi zhdukjen tonë. Europa që sot, në vend të përkrahë drejtësinë e vërtetë, akuzon çlirimtarët tanë për të larë ndërgjegjen e vet të papastër.

Nëse heshtim sot, nesër do të jemi bashkëfajtorë në fshirjen e kujtesës sonë historike. Ky nuk është vetëm një proces gjyqësor. Është një sfidë kombëtare. Është një thirrje për ndërgjegje. Është një test që do tregojë nëse jemi popull me dinjitet apo me harresë.

Kosova nuk ka frikë nga drejtësia. Por Kosova ka të drejtë të ketë frikë nga padrejtësia që maskohet si drejtësi. Dhe kjo duhet thënë sot, me zë të lartë, në çdo qytet e çdo skaj të botës shqiptare.

Sepse ekzistojmë si komb falë sakrificës, falë Amerikës, dhe në kurriz të shumë padrejtësive të Europës. Historia nuk fal ata që heshtin kur kombi i tyre vihet në bankën e të akuzuarve. Është koha për zë, jo për heshtje. Është koha për qëndrim.

You Might Also Like

Evropa nuk ka të drejtë të lodhet ndërsa Ukraina rrjedh gjak

“Prishtina ka nevojë për kryetar me këmbë në tokë”

Kosova po zbrazet, kandidatët për asambleist po shumohen, Demokraci pa popull? Një vend që humb qytetarët!!!

Veto ndaj Rusisë

Analiza: Moldavia Voton Mes Varfërisë, Migracionit dhe Lodhjes së Thellë

Kosova Times August 7, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

OKB-ja paralajmëron për një epidemi të nxehtësisë ekstreme

Kosova Times Kosova Times July 25, 2024
Osmani: Liria e fituar nuk është e plotë pa drejtësi për viktimat
Bislimi mirëpret shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë: Diskutime për forcimin e agjendës evropiane
Dragashi e Mamusha, përfituese të projekteve nga Ambasada e Japonisë
Belgjika njeh zyrtarisht atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?