Një reagim efikas i Stacionit Policor në Gjakovë, në bashkëpunim me njësitë e Stacionit Policor në Deçan, ka çuar në identifikimin dhe ndalimin e të dyshuarit pas të shtënave me armë zjarri nga një veturë në lëvizje.
Në një njoftim për medie nga Policia e Kosovës bëhet ditur se njësitë patrulluese dhe hetuesit e Stacionit Policor në Gjakovë kanë reaguar shpejt ku gjatë ekzaminimit janë gjetur dhe sekuestruar 11 gëzhoja të kalibrit 9x19mm.
Por si rezultat i bashkëpunimit me njësitë e Stacionit Policor në Deçan është identifikuar vetura nga e cila dyshohet se është shtënë me armë zjarri dhe automjeti në fjalë është ndaluar dhe gjatë kontrollit janë sekuestruar: Një pistoletë CZ P-10C; Dy karikatorë; 57 fishekë të kalibrit 9x19mm; 11 gëzhoja të kalibrit 9x19mm.
“Personi i dyshuar është intervistuar në Stacionin Policor në Gjakovë dhe në koordinim me prokurorin kujdestar, arma është sekuestruar dhe rasti u inicuar si: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.