Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në Rahovec, për shkak të sulmimit fizik të familjarëve të tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se ka sulmuar fizikisht motrën dhe vëllain e tij”, thuhet në raportin 24-orësh.
Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me leje. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.