By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 shkurt
February 3, 2026
Ruaje këtë datë, 15 shkurti ndryshon gjithçka: Qielli hapet për 3 shenja, mjerimi bëhet një gjë e së kaluarës dhe mbërrijnë para të mëdha
February 2, 2026
Zgjidh atë që është më i bukuri për ty dhe do të zbulosh talentin me të cilin Zoti të ka shpërblyer
February 2, 2026
Receta indiane ne shtepi me nje meny te plote
February 2, 2026
Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton “kapen” në Paris pasi u njoftua se ishin në një lidhje
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zëdhënësi i VV-së: Protesta kundër Speciales është 10 vjet e vonuar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Zëdhënësi i VV-së: Protesta kundër Speciales është 10 vjet e vonuar
Lajme

Zëdhënësi i VV-së: Protesta kundër Speciales është 10 vjet e vonuar

Kosova Times
Last updated: 2025/08/07 at 10:55 PM
Kosova Times Published August 7, 2025
Share
SHARE

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar në lidhje me protestën e paralajmëruar të OVL UÇK-së kundër Gjykatës Speciale, duke thënë se kjo protestë është “dhjetë vjet e vonuar”.

 

Në një postim në Facebook, Manxhuka ka rikujtuar se themelimi i Gjykatës Speciale është dashur të kundërshtohej që në verën e vitit 2015, kur, sipas tij, pushteti i atëhershëm kishte mundësinë ta ndalte atë.

“Protesta është dhjetë vjet e vonuar. Është dashur që në verën e vitit 2015 të kundërshtohet pushteti i atëhershëm. Nuk mund të ndryshohet historia e Kosovës dhe lufta çlirimtare por as historiku i themelimit të Gjykatës Speciale. Kosova ka nevojë për gjykata normale që dalin pas vettingut dhe për kryeprokuror të ri e jo për gjykata speciale jotransparente të cilat janë jashtë praktikave ndërkombëtare”, ka shkruar Manxhuka.

Ai ka thënë se për më pak se pesë vjet qeveria Kurti ka paguar mbi 33 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë dhe shpenzimet e tjera atje.

“⁠Në intervistën e tij nga Haga para një jave, ish presidenti dhe ish kryeministri Thaçi ishte tepër i butë me Gjykatën Speciale. Protestat nuk mund ta zëvendësojnë a kompensojnë mungesën e qëndrimit të tij. ⁠Fatkeqësisht, në vitin e pestë që po mbahen në paraburgim ish drejtues të UÇK-së, është e qartë që partia kryesore opozitare çështjen e tyre e ka përdorur shumë më tepër kundër qeverisë Kurti sesa për lirimin e të akuzuarve”, ka nënvizuar Manxhuka.

Organizatat e dala nga lufta organizojnë sot në orën 17:00 në Prishtinë një protestë gjithëpopullore kundër, siç thuhet, mbajtjes së padrejtë në paraburgim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Një ditë para protestës kundër padrejtësisë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, zyrtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL – UÇK), bënë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha hapat për organizimin e protestës, përfshirë koordinimin me qytetarët dhe organizimin e transportit.

You Might Also Like

“Burgun e ruante, kontrabandën e sillte – SHKK pezullon zyrtarin

Veliu: LDK nuk është pronë personale

Vjedhja e argjendarit në Kaçanik, pesë të dyshuarit në paraburgim

MKRS themelon institucion të përbashkët të Operës, Baletit dhe `Shota`

Refuzohet paraburgimi për 10 të pandehur në rastin e falsifikimit të votave

Kosova Times August 7, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kufijtë e Greqisë do të mbyllen për dy ditë – MPJD del me udhëzime për shtetasit e Kosovës

Kosova Times Kosova Times April 1, 2024
Vdes skulptori Luan Mulliqi
Veto ndaj Rusisë
Vaji si armë për kryengritje: Dikush dëshiron të bëjë trazira në ditën e Shën Pjetrit
Llapi dhe Dukagjini i ndajnë pikët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?