Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka publikuar një raport mbi situatën me zjarre në vend, për periudhën kohore nga ora 14:00 deri në 20:00 të datës 9 gusht 2025.
Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Operative, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 40 vatra zjarri, nga të cilat 15 mbeten aktive, ndërsa 25 janë lokalizuar me sukses.
Sipas AME situata më e rënduar është në Dumnicë të Podujevës, ku është kërkuar asistencë edhe nga njësitet tjera.
”Situata më e rënduar është regjistruar në fshatin Dumnicë të Komunës së Podujevës, ku është kërkuar asistencë nga njësi të tjera. Në këtë operacion janë angazhuar njësitë e Prishtinës, Vushtrrisë dhe Mitrovicës, ndërkohë që është bërë edhe kërkesë për ndërhyrje ajrore nga KFOR-i për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.” thuhet në njoftim.