By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komuna e Malishevës shtyn fillimin e mësimit deri më 14 janar
January 11, 2026
Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqipëri
January 11, 2026
Kurti: Rexha e Nuhiu, simbol i rezistencës kombëtare për lirinë e Kosovës
January 11, 2026
OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran
January 11, 2026
Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Jam me gazetarët, solidarizohem me ata, por jo me pronarin!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Jam me gazetarët, solidarizohem me ata, por jo me pronarin!
Lajme

Jam me gazetarët, solidarizohem me ata, por jo me pronarin!

Kosova Times
Last updated: 2025/08/09 at 4:32 PM
Kosova Times Published August 9, 2025
Share
SHARE

Nga Vladimir Muçaj

Bllokimi i sotëm i “TV News24” nuk ishte thjesht një lajm, por ngjarja që mbizotëroi axhendën mediatike të ditës. Si qytetar, por mbi të gjitha si gazetar prej vitesh, nuk mund të qëndroj indiferent përballë një situate të tillë. Në radhë të parë, dua të di arsyet e plota, të detajuara, që çuan në këtë vendim. Transparenca në këtë pikë nuk është luks, por detyrim ndaj publikut dhe ndaj vetë gazetarëve që punojnë aty.
Dhe po e them që në fillim, pa asnjë ekuivok: jam plotësisht në krah të gazetarëve.

Shumë prej tyre i njoh personalisht nga bashkëpunime të hershme në media. Janë profesionistë që kanë punuar me përkushtim, shpesh në kushte të vështira, duke mbajtur lart standardin e gazetarisë. Ata nuk e meritojnë të gjenden sot në qendër të një beteje që nuk është e tyre. Kjo nuk është vetëm një çështje financiare apo administrative, por një problem që prek drejtpërdrejt dinjitetin e profesionit tonë.

Megjithatë, duke e parë situatën me sy kritik, nuk mund të mos ndalem në dy çështje që më kanë habitur.
E para, është shpejtësia e reagimit dhe solidaritetit nga një pjesë e gazetarëve dhe shoqatave të tyre. Natyrisht, ky është një reagim i nevojshëm dhe i drejtë. Por ku ishin këto zëra kur kolegët e tyre në të njëjtën media nuk merrnin pagat prej muajsh? Heshtja në atë kohë nuk ishte vetëm zhgënjyese, por në një farë mënyre kontribuoi që situata të arrinte deri këtu. Solidariteti duhet të jetë i përhershëm, jo i rastësishëm.

E dyta, lidhet me qëndrimin e vetë pronarit të medias. Ky është një pronar që herë shihet në miqësi të ngushtë me qeveritarë dhe herë shfaqet në përplasje të hapura me ta. Ky lloj “vallëzimi” politik nuk është i ri për skenën tonë mediatike e veçanti Irfani i News 24,  është thellësisht i dëmshëm kur për pasojë lë në baltë gazetarët. Nëse zoti Hysenbelliu i ka detyrime ndaj shtetit, duhet t’i shlyejë deri në qindarkën e fundit (dhe sipas informacionit të besueshëm ai ka pas lajmërim prej dy vitesh). Dhe mbi të gjitha, duhet të respektojë kontratat dhe të drejtat e gazetarëve që punojnë për të. Përdorimi i ekraneve televizive dhe platformave mediatike si mburojë për konfliktet e tij personale me qeverinë është i papranueshëm.

Gazetarët nuk duhet të bëhen pengje të pazareve, qejfmbetjeve apo strategjive të biznesmenëve që zotërojnë mediat. Ata janë aty për të informuar publikun, jo për të mbrojtur interesat private të askujt. Prandaj, në këtë situatë, unë jam plotësisht me ta — me kolegët e mi, me njerëzit që çdo ditë mbajnë mbi supe barrën e informimit të qytetarëve.

Në fund të fundit, kjo nuk është vetëm një përballje mes një pronari dhe një institucioni shtetëror. Është një provë e madhe për të kuptuar se sa të mbrojtur janë gazetarët në vendin tonë, sa të respektuar janë kontratat e punës, dhe sa seriozisht e marrim ne si shoqëri lirinë e medias. Derisa këto pyetje të marrin përgjigje, një gjë është e qartë: Gazetaria nuk mund të ecë përpara nëse pronarët e mediave vazhdojnë ta shohin ekranin si pronë private për betejat e tyre personale.!

Unë jam me gazetarët, sot dhe gjithmonë. Sepse pa ta, nuk ka as të vërtetë, as liri fjale, as demokraci të shëndetshme.!… Dhe e fundit fare….”Lufta” mes gjelit mediatik dhe “gjelit” politik shkarkohet në kurriz të gazetarëve të paguar keq e më keq, ndonjeherë edhe më keq se keq!…

You Might Also Like

Komuna e Malishevës shtyn fillimin e mësimit deri më 14 janar

Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqipëri

Osmani kujton Enver Malokun: Zëri i urtësisë dhe i dinjitetit të Kosovës

Prokuroria nis hetimet për një person të plagosur me armë zjarri në Pejë

Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “ Adem Jashari”

Kosova Times August 9, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kirby: Diplomacia, rruga e duhur për kthimin e sigurt të izraelitëve në veri të vendit

Kosova Times Kosova Times September 29, 2024
Jakshiq: Raporti i Komisionit Evropian i bërë në masë për presidentin Vuçiq
SHBA dhe Britania vendosen në alarm, OBSH paralajmëron: Varianti i ri i Covid është më infektivi i gjendur deri më sot
I rrahin dhe i kërënojnë me vrasje ushtarëte që refuzojnë të luftojnë në Ukrainë
66 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?