rtsh
Shkodra Elektronike zgjodhi kalanë e Shkodrës në një mbrëmje të veçantë, duke sjellë emocione përmes një koncerti në kështjellën mitike. Këngët më të mira të grupit që ndezi Eurovisionin u performuan përpara publikut të pranishëm. Nata kulmoi me këngën e dashur për gjithë shqiptarët, “Zjerm”.
Pas koncertit, dyshja Kolë Lacaj dhe Beatriçe Gjergji treguan emocionet e tyre të mëdha kur këndojnë në Shkodër duke u shprehur se do vijojnë me këngë të reja dhe koncerte gjatë kësaj vere.
“Është gjë e bukur që kemi bërë dy koncerte njëri pas tjetrit në dy kala, njëra e Prizrenit dhe tjetra e Shkodrës. Njerëzit kur i takojmë na thonë që e kanë ndjerë veten të përfaqësuar me këtë që ne po bëjmë dhe vazhdojnë na ndjekin”, u shpreh Kolë Lacaj.
“Shumë mirë, unë jam transformuar në princeshë”, tha Betariçe Gjergji me nota humori.
Pjesë e kësaj mbrëmje bashke me grupin Shkodra Elektronike ishte edhe grupi iso-polifonik i jugut ndërsa të pranishmit shijuan edhe disa prej këngëve të njohura shkodrane në këtë festë që zgjati deri në orët e vona nën tingujt e muzikës në kalanë Rozafa.