Gjatë fjalimit të ceremonisë në “Samitin e Paqes” mes Azerbajxhanit dhe Armenisë të premten në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi iu rikthye, siç tha ai, përpjekjeve të tij si lider për paqen në botë.

Teksa fillimisht përmendi konfliktin Indi-Pakistan dhe më pas Kongo e Ruanda dhe Tajlanda-Kamboxha, Trumpi foli edhe për rrezikun për konflikt në Kosovë.

“Serbia dhe Kosova. Ndalëm diçka që ishte gati të niste. Nuk na pëlqente aspak dhe shpëtuam shumë jetë”, u shpreh ai.