Sipas të dhënave të pranuara në Qendrën Operative të Agjencisë, janë regjistruar gjithsej 37 vatra zjarri në vend. Prej tyre, 18 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 19 janë lokalizuar.

AME thotë se menaxhimi i situatës po zhvillohet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.

Agjencia shpreh mirënjohje për përkushtimin e palodhshëm të zjarrfikësve dhe angazhimin e tyre në terren në përballje me zjarret.